15:44 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

09:01 | 05/08/2022
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Eurostat: 74.7% e popullsisë në moshë në Shqipëri është e rrezikuar nga varfëria

Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat.

Instituti Europian i Statistikës sqaroi se, intensiteti i punës pasqyron se sa kanë punuar të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune, në krahasim me potencialin e tyre të plotë.

Në përgjithësi, sa më i lartë të jetë intensiteti i punës brenda një familje (sa më afër të jenë njerëzit me punësimin e plotë), aq më i ulët është probabiliteti për të qenë në rrezik të varfërisë. intensiteti i punës tregohet me tre nivele, duke filluar nga shumë i ulët, mesatar dhe shumë i lartë.

Në BE, shkalla e rrezikut nga varfëria për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët të punës ishte 64.0% në vitin 2020.

Kjo normë varionte nga 48.7% në Danimarkë dhe 49.9% në Irlandë në më shumë se 70.0% e popullsisë në nëntë shtete anëtare të BE-së. Ajo arriti një kulm prej 85.4% në Lituani, e ndjekur nga Rumania (84.2%) dhe Letonia (80.6%).

Të dhënat e vitit 2020 për BE-në tregojnë se punësimi ndihmoi në parandalimin e rënies së njerëzve në varfëri.

Shkalla e rrezikut të varfërisë ishte 64.0% për njerëzit e moshës më pak se 65 vjeç që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune krahasuar me 5.3% për njerëzit që jetojnë në familje me intensitet shumë të lartë pune, ndërsa përqindja për njerëzit që jetojnë në familjet me intensitet mesatar të punës ishte 23.6%.

Në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, një model i ngjashëm u vërejt, që do të thotë se rreziku i varfërisë u ul me rritjen e intensitetit të punës.Intensiteti i punës përkufizohet si raporti i numrit total të muajve që të gjithë anëtarët e familjes në moshë pune kanë punuar gjatë vitit referues të të ardhurave dhe numrit total të muajve që të njëjtit anëtarë të familjes teorikisht mund të kishin punuar në të njëjtën periudhë.

Intensiteti i punës konsiderohet shumë i ulët kur të rriturit e familjes kishin një kohë pune të barabartë ose më pak se 20% të potencialit të tyre total të kombinuar të kohës së punës gjatë vitit të kaluar dhe nga ana tjetër konsiderohet shumë e lartë, kur koha e punës së të rriturve kalon 85% të potencialit të kohës së punës.

Pas

Vodhën pensionet e qytetarëve, pranga dy punonjësve të postës në Divjakë (Emrat)

Para

Në Shqipëri lajmi vjen i fundit! Biden: Çmimi i naftës në rënie rekord

Para
“I ka ikur mendja”, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë bën parashikimin për Biden: Nuk e mbyll 4-vjeçarin

Në Shqipëri lajmi vjen i fundit! Biden: Çmimi i naftës në rënie rekord

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve në Ksamil, dy në pranga një në spital

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false greke, arrestohet shtetasi gjeorgjian në Rinas

Lezhë/ Merrte inerte pa leje në lumin Mat, në kërkim administratori i kompanisë, nën akuzë 3 punëtorët

Zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet kërcënimeve të Trump, Peskov: E kemi marrë shënim deklaratën e presidentit, operacioni special vazhdon

Ekspertët e krizave ushqimore: Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gazë

Aksident me vdekje në Bulqizë, 67-vjeçari rrëzohet me automjet bujqësor

Vodhi 1400 euro nga automjeti i një pushuesi/ Himarë, vihet në pranga 25-vjeçari

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare

Starmer mbështetje për njohjen shtetit palestinez, zbardhet plani britanik

FOTOLAJM/ Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.