17:15 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kisha 11 vite pa ardhur…”, mjekja shqiptare rrëfen tmerrin që i ndodhi: Mbetëm 20 minuta të bllokuar në ashensor, pronari i hotelit thoshte ‘pse më prishët gjumin’

20:30 | 06/08/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kisha 11 vite pa ardhur…”, mjekja shqiptare rrëfen tmerrin që i ndodhi: Mbetëm 20 minuta të bllokuar në ashensor, pronari i hotelit thoshte ‘pse më prishët gjumin’

Mjekja shqiptare Briselda Xhelaj, e cila prej vitesh jeton në SHBA, ka denoncuar tmerrin që ka përjetuar bashkë me familjen e saj mbrëmjen e djeshme në një hotel në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhelaj rrëfen se familjarët e saj dhe ajo kanë shpëtuar për mrekulli dhe kjo veç nga Zoti dhe përpjekjet e tyre për të shqyer derën e ashensorit.

Ata janë bllokuar për 20 minuta në një ashensor në një hotel dhe sipas saj, ashensori nuk plotësonte asnjë kusht për situata emergjence.

Qytetarja shkruan se askush nuk shkoi për t’i ndihmuar dhe se familja e saj shpëtoi falë xhaxhit që hapi derën me shkelma. Ajo gjithashtu shkruan se pronari hotelit i kishte kritikuar për ulërimat, pasi sipas saj ulërimat i kishin prishur gjumin.

Rrëfimi i plotë i qytetares:

Sot e kemi jetën e dytë! U bllokuam në anshensor për 20 minuta të zeza por ishte si 10 orë. Nuk dëgjonte asnjë. Nuk kishte as telefon të merrje, as mjete të thyeje derën. Ulërimat tona nuk dëgjoheshin. Ishte familja ime e shtrenjtë brenda. Djalit i jepja zemër, babit, mamit, xhaxhait, gegës por vetë isha gati të më binte të fiket: nuk kishte dritë, as ajër, as sinjal të merrnim në telefon! Ulërimat tona të medha “na shpëtoni, po vdesim, nuk po marrim frymë “do mbeten gjatë në mendjen time dhe do me duhet shumë terapi. Kur ishim në minuta e fundit te frymës, nuk degjoja asnjë nga jashtë të thoshte “jam këtu të dëgjoj” kur skishte asnjë sinjal tel për të marrë Policinë i humba shpresat dhe pyeta xhaxhain ta shkulte derën.

E qëlloi me shqelma shumë, çau dorën e këmbet, ishte shpresa jonë e fundit. Sot jetën e kemi nga K.Xh dhe Zoti që nuk më harroi! Faleminderit për ju që jeni lutur për mua! Falemindeirt o Zot! Jeta e njeriut në Shqipëri është e barabart me 0. Ska vlerë! Sa keq. Mos hipni me në anshensora në Shqipëri! Mos të ishte forca e nhaxhi tim në 12 të natës në anshensor te i erret ku asnjë nuk dëgjonte në mëngjes do gjendeshin kufomat.

Lutesha që unë të vdisja e para sepse nuk e duroja dot dhimbjen e të tjerëve! Por Zoti më deshi prap sot! Faleminderit Zot! Tani do iki të qaj me zë dikur larg. Më vjen turp që kam argumentuar kaq shumë me njerëz duke thënë Shqiperia do behët, është bërë e bukur! Lum kush ikën, e mjerë kush mbetet në këtë vend perl, por pa ligje, pa kushte, me njerëz të korruptuar, me plera që bëjne biznes me pallate të pa mbaruara, me njerëz pa edukatë, me njerëz shpirt keq.

I zoti i hotelit ishte ngjitur me ne qe ulërimin, pas një orë tha: Pse më prishe gjumin. Mirupafshim Shqiperia ime. Ika në 2005, kohët e fundit kisha 11 vite pa ardhur. Ndoshta shikohemi pas 25 vitesh të tjera sepse nuk kam ndërmend të vdes as në det nga skafet dhe as në anshensor apo rrugë të makinave!

Pas

Si e ndryshoi gjuhën tonë të trupit pandemia e Covid-19?

Para

Bota po lutet për të! Aksident i rëndë në pistën e Suzuka, në rrezik për jetën piloti britanik

Para
Bota po lutet për të! Aksident i rëndë në pistën e Suzuka, në rrezik për jetën piloti britanik

Bota po lutet për të! Aksident i rëndë në pistën e Suzuka, në rrezik për jetën piloti britanik

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

“Në Kremlin ekzistojnë tri plane për përballjen me Trumpin”

370 milionë euro nga shitja e sulmuesve, klubi gjerman “mbret” i merkatos

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza

Probleme me sistemin IT, kompania ajrore amerikane ul në tokë të gjithë flotën e avionëve

Dështimet e Kuvendit, avokati pret flokët në shenjë proteste

Dhunë në Britani, përshkallëzohet protesta kundër emigrantëve në rrethinat e Londrës

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.