Kreu i bashkisë së Tropojës Rexh Byberi ka folur për Faxnews pas situatës së rëndë që është krijuar si pasojë e motit të keq.
Ai tha se situata është kaotike dhe njësia administrative Bytyç është më e rrezikuara. Përveç dëmeve në rrugë, bujqësi dhe blegtori, Byberi tha se njerëzit janë të sigurrt pavarësisht se ata janë paralajmëruar që të largohen nëse situata do të përkeqësohet. Ai tha se ende po vijojnë reshje të mëdha ndërsa janë nën monitorim të situatës.
Byberi: Situata është kaotike. Deri tani nuk kemi probleme me njerëzit, kemi probleme me rrugët, me të mbjellat. Ka shumë probleme në të gjithë territorin e bashkisë. Akoma ka reshje të dendura të papara. Kemi marrë masat. Bytyci është njësia me më shumë probleme ku situata është emergjente, rrezikohen nga përmbytjet, ka probleme me shtëpiat , me rrugët. Aty ka burime nga të gjitha anët, prurje të jashtëzakonshme në Bytyç. Ka pasur humbje në bujqësi, blegtori, kemi marrë masa që të mos kemi probleme me njerëzit. Ka shumë banesa që rrezikojnë. Kemi komunikuar me njerëzit. Kemi larguar njerëzit që rrezikohen. Po komunikojme me qeverinë. Besoj se do ia dalim pa probleme.
Na duhen mjete motorike, besoj do na sjellë.
Po për rezervuaret?
Ata që rrezikohen i kemi sensibilizuar të largohen, të mos rrinë aty. Kemi lënë edhe kryetarët e fshatrave.
Po dëmet?
Po punojme fort, kemi ngritur grupet e punës. Komuniteti të ketë kujdes veten. Të ruajnë veten e tyre. Qeverinë e kemi njoftuar. Reshjet janë të papara, jemi në kontakt me prefektin.
Ndihma e qeverisë duhet patjetër. Të ndihmojë njerëzit me humbje në bujqësi e blegtori. Në Bytyc preken rreth 1300 banorë.