Në datën 1 qershor, në orën 11:00, te Parku Olimpik, Partia Demokratikee Shqipërisë, do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit. Lajmin e bën me dije, Sekretari për Programin, Arbi Agalliu, i cili në postimin e tij në Facebook, gjithashtu thotë se PD është e e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e 2025.
Deputeti i PD më tej thotë se kjo tregon edhe njëherë seriozitetin e PD për të qenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme, për të larguar këtë qeveri të korruptuar.
Postimi i plotë i Sekretarit për Programin në PD, deputeti, Arbi Agalliu:
Partia Demokratike e Shqipërisë është e para forcë politike në vend që po prezanton programin e saj lidhur me zgjedhjet e 2025.
Si “Sekretar për Programin” kam kënaqësinë të bëj me dije se në datën 1 Qershor, në orën 11:00 te Parku Olimpik, PD do të zhvillojë Kuvendin për prezantimin e Programit.
Ky fakt tregon edhe njëherë seriozitetin e PD për të qenë një alternativë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme.
Me një program cilësor dhe me një ekip me profesionitë dhe integritet do të kërkojmë votën e shqiptarëve për të larguar këtë qeveri të korruptuar.