Pasi dha deklaratën e tij para hetuesve në SPAK, ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi tha se ai ka kryer çdo procedurë sipas ligjit, sa i takon çështjes së ish-kompleksit “Partizani”.
I pyetur se kush i ka kërkuar firmën për privatizimin e kompleksit, Qiriazi tha se shkresa i ka shkuar nga Ministria e Mbrojtjes që në atë kohë kishte në krye Gazmend Oketën.
Qiriazi: Unë i qëndroj versionit që kam kryer një procedurë të ligjshme si shtetar. Absolutisht unë kam deklaruar atë praktikë që kam bërë me gjithë stafin tim, të linjës horizontale, vertikale apo vartësve të mi, për mua ka qenë një praktikë që nuk përputhej me ligjin.
U pyeta për periudhën që kam qenë komandat i Mbështetjes Logjistike, nga korriku i 2008-ës deri në shtator të 2009-ës kur unë unë jam transferuar në detyrë tjetër te Forcat e Armatosura.
Pyetje: Sa i takon kompleksit “Partizani me cilin nga zyrtarët keni pasur konfliktin më të madh?
Qiriazi: Unë s’kam pasur asnjë konflikt, përkundrazi kam përdorur praktikën time ligjore me eprorët e mi dhe vartësit.
Pyetje: Kush jua kërkonte firmën për privatizimin?
Qiriazi: Firmën sma ka kërkuar asnjë njeri, por shkresa nga Ministria e Mbrojtjes.
Pyetje: A mendoni se është vendimtare për këtë hetim deklarata juaj?
Qiriazi: Është një procedurë që ka zgjatur goxha kohë nga 2009, nuk e di. Kam bërë detyrën time si ish-shtetar.