Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në një dalje për mediat për krizën energjetike dhe dështimet e qeverisë në këtë sektor. Ai akuzoi kryeministrin se po punon për t’i ngulur thikën në kurriz qytetarëve dhe se rritja e çmimit të energjisë do të prekë konsumatorët.
Meta: Sapo dëgjuam gënjeshtrat që nuk do preken konsumatorët familjarë nga rritja më e fundit arbitrare e cmimit nga ERE nën diktatin e plotë të qeverisë.
Ndërkohë që ka nisur denoncimet e mjaft qytetarëve që janë mbifaturuar ose që u është fautuar energji ndërkohë që nuk kanë qenë në shtëpi gjatë muajve të fundit.
Kishim paralajmëruar që ata duhet të rrisin shumë vigjilencën që të mos vidhen e mbifaturohen nga punonjësit e papërgjegjshëm të OSHEE.
Kjo situatë e pajustifikuar në themel të saj ka dështimet e qeverisë dhe kryeministrit aktual që pas 10 vitesh kërkon të shpëtojë, kriza e keqqeverisjes së tij thellohet në kurriz të qytetarëve të thjeshtë të pambrojtur.
Dështimet e qarta dhe të pafundme në këtë sektor, dështimi i premtimit të pambajtur për diversifikimin e energjisë.
Situata është dramatike, as 0.1% nuk kemi të energjisë të rinovueshme.
Mos rritja e kapaciteteve nga HEC-, janë me dhjetra projekte që nuk lejohen të investohen nga sektori privat, për arsye korruptive.Mos gazifikimi i vendit pas ndërtimit të TAP. Sot gazifikimi i Shqiperisë është zero.
Dështim është mosvendosja në punë e TEC-it të Vlorës.
Përkeqësim ka pasur në detyrimet e prapambetura. Dështim i plotë është mosoperimi edhe sot e kësaj dite e bursës shqiptare të energjisë elektrike. Sipas premtimeve dhe angazhimeve të qeverisë duhet të ishte funksionale që në vitin 2019. Dështim dhe vonesa për 5 vjet janë në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit.
Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për këto por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për të ngulur thikën e gjithë kësaj krize që ka në thelb hajdutllëkun e tij në kurriz të qytetarëve madje dhe duke mashtruar se kjo nuk do të prekë konsumatorët familjarët.