Faxnews ka zhvilluar një intervistë me Spiro Brumbulli, sekretar i pergjithshem i shoqates se bankave për të folur mbi projektligjin e tatimit mbi të ardhurat. Sipas tij ky projektligj është shumë i dobët dhe rrezikon që ti kthej bankat në vitin 2014.
Më tej Brumbulli shtoi se nëse ky projektligj miratohet, do frenohet kreditimi i ekonomisë, bankat do llogarisin rrisqe më të larta, dhe do skualifikojnë shumë më tepër kërkesa për tu plotësuar.
Brumbulli: Është një ligj produkt zyre, nuk është një projektligj i ndërtuar në kushtet shqiptare dhe i konsultuar nga të gjitha palet e interesuara.
Që sot konstatojmë që projekti sic është paraqitur ne Komisionin e Ekonomisë ka shumë dobësi, nuk ka ndryshime dhe ne si industri bankare është qasja që ka ky ligj ndaj eksperiencës dhe situatës aktuale të cilen e shpërfill dhe vazhdon me nje parim për të mbajtur nje praktikë që na kthen ne vitin 2014. Ne e kemi kundërshtuar fort, për nenin 31, jemi kundër , edhe guvernatori u shpreh kunder parashikimeve që bëhet në këtë projektligj me bankat për dy arsye, standartin e raportimi financiar dhe gjithë eksperienca me nxjerrjen jashte bilancit të kredive e bën zero .Të gjithë ato që kemi ndertuar keto vite hidhen poshte duke krijuar nje precedent të rrezikshëm që bankat të kthehen në 2014.
Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje por ne menyre miqësore na kanë thënë se kështu ka menduar eksperti i FMN-së.
Mbajtja mbyllur e ndërtimi të këtij projekrligji na duket e pajustifikuar që cënon cilësinë e tij.
Nëse ky projektligj miratohet, do frenohet kreditimi i ekonomisë, bankat do llogarisin rrisqe më të larta, dhe do skualifikojnë shumë më tepër kërkesa për tu plotësuar.