10:06 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Aktorja që publikoi dhunën ndaj të moshuarës nderohet me mirënjohje nga Prokuroria e Pejës

17:32 | 23/12/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aktorja që publikoi dhunën ndaj të moshuarës nderohet me mirënjohje nga Prokuroria e Pejës

Aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila ka publikuar videon e rrahjes së të moshuarës, është nderuar me mirënjohje nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Kjo mirënjohje Zenelit i është ndarë “për guximin dhe kontributin e dhënë në paraqitjen e rastit ‘Orenda’, si dhe inkurajimin e qytetarëve për raportimin e rasteve në Prokurori”.

Ajo ka thënë se gëzimin po ia zbeh fakti që një mirënjohje e tillë u nda për herë të parë nga Prokuroria e Pejës.

“Jo se do më lumturonte fakti që do duhej të ndahen më shumë mirënjohje të tilla, se për t’u ndarë një mirënjohje e tillë do duhej të ndodhte një rast i tillë, e unë uroj me gjithë zemër që këso lloj rastesh të mos përsëriten më kurrë, por do më lumturonte nëse njerëzit do gjenin guximin për të raportuar, sepse e dimë mirë që nuk ishte e nuk ka qenë rast i vetëm në shoqërinë tonë. Unë vetëm i dhashë dritë një zëri i cili sot e asaj dite edhe për mua mbetet anonim”, ka shkruar Zeneni në Facebook.

Në fund, ajo ka uruar që raste të tilla të mos mbeten më anonime, e njerëzit të kenë guxim të dalin hapur dhe të raportojnë.

“Këtë mirënjohje ia dedikoj personit që më dërgoi videon. Unë nuk do hezitoj të jap zë edhe herë tjetër, por uroj që mos të kem nevojë ta bëj më”, ka përfunduar Zeneli.

Sulmi fizik ndaj të moshuarës në Pejë ka ndodhur më 2 nëntor. Tri infermiereve të dyshuara për dhunimin fizik të të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë fillimisht u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Të pandehurat A.P, A.R dhe R.K, dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi”. Por të njëjtat, me vendim të Gjykatës Supreme, më 25 nëntor janë liruar nga paraburgimi. Lidhur me këtë rast, ka pasur reagime të shumta, si dhe protesta, derisa shtëpisë së të moshuarve “Orenda”, ku ka ndodhur sulmi i është hequr licenca.

Pas

Shqiptari i ngul thikën në qafë italianit, dyshohet se kishte lidhje me gruan e tij

Para

Nga dasmat në “panteonin” e muzikës evropiane, kush është familja Kelmendi që ndezi zemrat e shqiptarëve?

Para
Nga dasmat në “panteonin” e muzikës evropiane, kush është familja Kelmendi që ndezi zemrat e shqiptarëve?

Nga dasmat në "panteonin" e muzikës evropiane, kush është familja Kelmendi që ndezi zemrat e shqiptarëve?

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK mbylli hetimet! Shtyhet njoftimi për Ilir Metën

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

Lushnjë/Arrestohet, gjatë tentativës për të vjedhur 1 automjet

Sherr mes dy personave në Korçë, një i plagosur! Arrestohet tjetri

Gaza në luftë me urinë/ 14 palestinezë vdesin në 24 orët e fundit, mes tyre dy fëmijë

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

Durrës/Plagosi rëndë me thikë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, policia vë në pranga autorin

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.