Arrestohet nga policia personi që mbrëmjen e djeshme vrau me thikë 52-vjeçarin Nazzareno Paolo Teti në Romë në zonën via Borghesiana.
Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar 47 vjeç. Burri dyshohet se ka goditur në qafë viktimën e cila po qëndronte në rrugë dhe më pas ka ikur.
Motivi i krimit gjendet në marrëdhënien romatike, që ishte krijuar mes bashkëshortes dhe viktimës.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin dhe vënien para drejtësisë të shqiptarit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.