Papa Françesku ka uruar festën e Krishtlindjes për besimtarët në të gjitha gjuhët e botës. Gjatë fjalimit tradicional, Papa u shfaq i drejtpërdrejtë dhe shumë kritik për luftërat, të cilat vijojnë çdo ditë të marrin jetë të pafajshme dhe të hapin plagë të thella në shoqëri.
Ati i Shenjtë kërkoi nga udhëheqësit botërorë, pa dallim, që të marrin masat e duhura për t’i dhënë fund sa më shpejt konflikteve të përgjakshme.
Ai veçoi tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, luftërat në Siri, Irak dhe Afganistan, ndërsa kërkoi që tensioneve në fjalë t’u jepet zgjidhje përfundimtare.
“Drita e Krishtit është kudo dhe është kundër luftës së këtyre popujve. I bëj thirrje SHBA në lidhje me këto luftime sepse zgjidhja është atje, kjo tokë po vuan prej kohësh, ku nuk ka me as bukë sidomos për fëmijët në të gjitha vendet që janë në konflikt. Për të gjitha familjet që janë në krizë ekonomike dhe ju mungojnë shumë gjëra, mos të harrojmë se sot ka shumë refugjatë që trokasin në portat tona, mos harrojmë të moshuarit, të vegjlit me zemër të pastër dhe të hapur, ti lejmë budallallëqet dhe të besojmë të Zoti i cili u sakrifikua për ne, të besojmë tek Jezusi- u shpreh Papa Françesku.