11:01 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tjetër ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton paketën prej 500 mln dollarësh

14:40 | 10/01/2025
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tjetër ndihmë për Ukrainën, SHBA miraton paketën prej 500 mln dollarësh

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin mblodhi sot homologët e tij botërorë, pjesë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, për një takim të fundit të këtij grupi nën patronazhin e tij.

Në takimin e Grupit të Kontaktit po merr pjesë edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili i bëri thirrje administratës së ardhshme amerikane që të mos e braktisë Ukrainën. Gjatë kësaj vizite në bazën ushtarake amerikane Ramstein në Gjermani, administrata e Presidentit Biden njoftoi për paketën e fundit të ndihmës ushtarake për Kievin në vlerë prej 500 milionë dollarësh.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ndodhet në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani për një takim të fundit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, një grup që ai e filloi në këtë bazë ushtarake për të bashkërenduar ndihmën ndërkombëtare ushtarake për ukrainasit vetëm disa javë pas sulmit të Rusisë.

“Nëse Putini gllabëron Ukrainën, oreksi i tij vetëm sa do të shtohet”, deklaroi Sekretari Austin. “Nëse autokratët arrijnë në përfundimin se demokracitë do ta humbasin durimin, që do të heqin dorë nga interesat e tyre dhe t’i harrojnë parimet, do të shohim uzurpim më të shpeshtë të territoreve. Nëse tiranët e kuptojnë që agresioni shpërblehet, kjo do të sjellë më shumë agresion, kaos dhe luftë”.

Presidenti ukrainas Zelensky i bën thirrje administratës së re amerikane të mos ndalë ndihmën për Ukrainën.

“Kemi bërë aq shumë dhe sinqerisht do të ishte çmenduri të dorëzohemi tani dhe të mos vazhdojmë t’i ndërtojmë koalicionet e mbrojtjes që kemi krijuar,” deklaroi zoti Zelensky. “Pavarësisht se çfarë po ndodh në botë, të gjithë duan të ndihen të sigurt që shteti i tyre thjesht do të shuhet nga harta”.

Gjatë takimit, sekretari Austin njoftoi se Shtetet e Bashkuara do t’i japin Kievit pajisje ushtarake nga rezervat amerikane në vlerë prej 500 milionë dollarësh, që njëkohësisht është edhe paketa e fundit e ndihmës nga Presidenti Biden, i cili e përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji. Ndihma përfshin raketa për aeroplanët ushtarakë, pajisje për mirëmbajtjen e aeroplanëve F-16 si dhe municion dhe armë të vogla.

Aktualisht kanë mbetur edhe 3.8 miliardë ndihmë për Ukrainën, që është miratuar nga Kongresi në prill të vitit të kaluar, por në Pentagon thonë se kjo ndihmë nuk mund t’i dërgohet ende Ukrainës ngaqë nevojiten fonde shtesë nga Kongresi për të plotësuar rezervat amerikane paraprakisht.

Ndërkohë që ukrainasit po luftojnë për mbijetesë, kauza e përkrahjes së tyre është e rrethuar me pasiguri.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, nuk ka bërë të qartë nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta udhëheqin këtë grup.

Zyrtarët aktualë të administratës dhe analistët ushtarakë thonë se një vendim për të mos vazhduar këtë përpjekje do të ketë pasoja katastrofike për Kievin.

“Po që se Shtetet e Bashkuara kufizojnë dukshëm apo i japin fund përkrahjes për Ukrainën, Ukraina do të përballet me një fatkeqësi të madhe dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të ishte përgjegjës për këtë. Pikë. Prandaj jam i sigurt që Presidenti i zgjedhur Trump nuk do ta dëshironte këtë gjë si pjesë të trashëgimisë së tij”, thotë analisti Bradley Bowman nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Ndërkohë që analistët e vlerësojnë Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës si pikën më të lartë të trashëgimisë së Sekretarit Austin, vonesat e shkaktuara nga Kongresi dhe debatet përbrenda administratës së Presidentit Biden se me çfarë armësh duhet dhënë Kievit, kanë penguar betejën e Ukrainës.

“Fatkeqësisht shumë shpesh e kemi parë një dinamikë ku kishte hamendje, kur Ukraina ka kërkuar diçka dhe administrata ka thënë jo, pastaj ndoshta dhe në fund po. Dhe pastaj gjatë kësaj periudhe kohore, kemi parë Rusinë që ka avancuar, ukrainasit që po vdesin dhe vonesat që kushtojnë”, deklaroi analisti Bowman.

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022, Grupi i Kontaktit, i përbërë nga 50 shtete, i ka ofruar Kievit mbi 126 miliardë dollarë ndihmë në formë armësh, stërvitjesh dhe pajisjesh. /VOA

Etiketa: shbaUkraine
Pas

Inagurohet Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër, Rama: Aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200 mijë banorë

Para

Publikohen pamjet, çfarë u gjet në shtëpinë ku u mbajt e izoluar 21 vjeçarja në Astir

Para
Publikohen pamjet, çfarë u gjet në shtëpinë ku u mbajt e izoluar 21 vjeçarja në Astir

Publikohen pamjet, çfarë u gjet në shtëpinë ku u mbajt e izoluar 21 vjeçarja në Astir

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

Ilir Beqja prej disa ditësh i shtruar në QSUT, zbardhen detajet

Godina e fundit për t’u shembur, për herë të parë do të përdoret shpërthim me tritol në Theth

Ministri i Jashtëm rus Lavrov takim me Xi Jinping, diskutime për kontaktet dypalëshe dhe vizitën e Putin në Kinë

Ultimatumi i kryeministrit për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Kosova pranon autoblinda amerikane, pilotët e FSK-së përfundojnë trajnim në Turqi

Shpërndante kokainë në Valias, arrestohet 26-vjeçari në Kamëz

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.