Pas kryerjes së homazheve në Bulevard, ka folur për mediat vajza e Ziver Veizit, i cili humbi jetën në protestën e 21 janarit 2011 teksa protestonte para godinës së kryeministrisë.
Ajo tha se kanë besim tek drejtësia, ndërkohë shtoi se kryeministri Edi Rama iu ka premtuar mbështetje të pakursyer.
Më tej Ana Veizi tha se besojnë tek drejtësia morale, sepse ajo i mban gjallë dhe u jep forcë për të përballuar humbjen e kryefamiljarit.
“Kryeministri ka qenë me ne, na ka mbështetur dhe tani presim. Rasti i babait tim është pak më i vështire ta marrë SPAK, por ne përpjekjet tona do t’i bëjmë. Duam drejtësia dhe ne besojmë tek drejtësia morale, sepse ajo na mban dhe ajo na jep forcë”, tha vajza.