19:44 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen”, Berisha: Bandat e gjejnë kurajon te mbështetja e qeverisë, regjimi i Ramës i pashpresë

12:21 | 31/03/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen”, Berisha: Bandat e gjejnë kurajon te mbështetja e qeverisë, regjimi i Ramës i pashpresë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se mbi 80% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha drejtoi gishtin te qeveria e Edi Ramës dhe tha se ky është një lajm dramatik për kombin.

Berisha: Një studim tregon se mbi 80 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria. Ky është një lajm tragjik, të cilin nuk e gjen as në vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshirshme, as në vendet që përballen me varfëri ekstreme.

Kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist, që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.

Shqiptarët shquhen si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual.

Por ata bëjnë zgjidhjen më të lehtë, largimin nga Shqipëria. Ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80 përqind e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar.

Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj, në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet.

Për shqiptarët, pasuritë e tyre përrallore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë, sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe klientela e saj.

Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë nuk ka ekzistuar për të mirat materiale dhe pasuritë publike.

Por mbi 80 përqind kërkojnë të largohen se përballen me një varfëri të frikshme në rritje. Dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha.

Përballë kësaj situate, Edi Rama lëshon për qëllime elektorale, premtim-mashtrimin për rrogën mesatare 900 euro. Cinik, ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë.

Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme.

Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët të mos e shohin të ardhmen e tyre në këtë vend.

Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.

Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë, nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene plot njerëz, ndaj një televizioni me dhjetëra mos qindra punonjës brenda.

Të gjithë kurajën këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe te licenca publike: vrisni njëri-tjetrin.

Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë.

Ju i morët vesh hetimet për McGonigal. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e tij.

Uroj të vijnë në Tiranë të konfiskojnë pasuritë e tyre. Udhëtimet janë bërë për në Dubai dhe në Singapor nga Dorian Duçka më të shpeshta se ku të themi.

Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, fshihet në Dubai.

Gjobëvënësi Duçka dhe Agron Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë dhe Shqipëri dhe vazhdojnë misionin e tyre.

Pra, është një situatë e paprecedentë. Situatë që fton çdo shqiptar të ngrihemi, të firmosim ndryshimin më 14 maj.

Unë konstatoj një klimë të shkëlqyer në takimet, në xhirot që kam bërë. Shqiptarët janë të përgatitur për të firmosur ndryshimin, për të rivendosur pluralizmin.

Por këto statistika, këto të dhëna e bëjnë edhe më emergjent këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik.

Pas

Përballja në bashkinë e Belshit, Qypi: Gara nuk është e lehtë por jo e pamundur, kam një besim të madh…

Para

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të Universitetit Polis

Para
“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të Universitetit Polis

“Vlora Marina”, mbështetje për gjeneratën e ardhshme të inxhinierëve të Universitetit Polis

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.