Edison Memolla, kryetari i bashkisë së Rrogozhinës është paraqitur në SPAK ditën e sotme.
Burime për Fax News bëjnë me dije Memolla ka mbërritur i vetëm në ambjentet e Prokurorisë së posaçme, dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat.
Ai është marë në pyetje lidhur me disa emërime të kryera në Bashkinë e Rrogozhinës.
Dyshohet se Memolla kishte bërë punësime fiktive të personave që në fakt ishin jashtë vendit, ndërkohë që paguheshin si punonjës të Bashkisë.
Theksojmë se më 7 mars të vitit të kaluar Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, me akuzën e shit-blerjes së votave.
Sipas akuzave nga PD-ja, ai ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash.