Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, ku paraprakisht dyshohet se ka të vdekur.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia sa i takon ngjarjes apo rrethanave. Sakaq raportohet se drejt vendngjarjes jane nisur forcat policore.