I paditur nga kompania “Renco” për shpifje, ambientalisti Lavdosh Ferruni është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë. Ferruni shprehet që nuk ka pranuar seancën e pajtimit, duke qenë se këmbëngul që ato që ka thënë janë 100% të vërteta. Ambjentalisti është shfaqur ditën e ardhjes së TEC-eve në Vlorë me një slogan “a do ta japim Vlorën ne”, slogan për të cilin thotë se do ta paraqesë dhe në takimet e ardhshme të shoqërisë civile.
Sakaq, do të bëjë të ditur në ditët në vazhdim dhe akuzat e tjera bërë ndaj tij, me synimin siç thotë që të dalë në dritë e vërteta. Për TEC-et, eksperti shprehet se nuk janë ndezur dhe nëse kjo do të ndodhte do ishte një katastrofë mjedisore, ndër të tjera, ai ndalet te një mënyrë e ngjashme e të vepruarit me TEC-et si me inceneratorët.
Lavdosh Ferruni: Do ta shikojmë këtë gjë, natyrisht nuk pranuam seancën e pajtimit, nuk kemi shpifur, të paktën personalisht prej 30 viteve aktivizëm hera e parë që gjendem në një çështje të tillë. Janë 100% të sigurta ato që kemi thënë. Do t’i konsiderojmë të gjitha akuzat që na kanë bërë. Shpifja që kam bërë unë sipas akuzës, thuhet “Lavdosh Ferruni ka thënë se TEC-i pushtuesi i Bangladeshit po i afrohet Vlorës dhe a do ta japim Vlorën ne?!”.
Është e sigurt që TEC-i ka ardhur nga Bangladeshi, ne e kemi ndjekur procedurën që nga nisja deri ditën e mbërritjes në Vlorë. Me këtë parullën “a do e japim Vlorën ne” bëmë një protestë ditën që anijet erdhën në Vlorë. Këtë slogan ne do ta shpalosim nesër në një takim me shoqërinë civile. Ka dhe akuza të tjera, do i nxjerrim për mediet në vazhdim.
Për mendimin tim TEC-et në Vlorë dihet që nuk janë ndezur, se pot ë ishte bërë do ishte një katastrofë mjedisore, natyrisht që nuk do ndizen Unë besoj që ka kaluar një vit që është folur pak për këtë dhe do flitet më shumë deri sat ë zbulohet e vërteta. Që në rastin më të mirë është një naivitet i qeverisë, sepse është e pamundur që në gjirin e Vlorës të bëhet një industri fosilesh. Në rastin më të keq një aferë korruptive e përmasave gjigante.