E butë, e sjellshme, e heshtur, Xhesika kishte gjithmonë një nuancë nuancë buzëqeshje në fytyrë dhe sytë plot dritë. Është ky përshkrimi që i bëjnë miqtë 16-vjeçares që u vra nga babai i saj në Itali, duke u masakruar me thikë, në tentativë për të mbrojtur mamanë e saj.
“Orët e kaluara së bashku duke vendosur se çfarë të vishnim për të dalë… pasdite të tëra duke folur me shqetësim se si do të shkonte e nesërmja në shkollë”, është ky rrëfimi i mikeshës më të mirë të Xhesikës, me të cilën ndante kohë brenda dhe jashtë klasës.
Xhesi dhe Giò ishin mikesha të ngushta. “Kam qarë gjithë ditën duke shpresuar të rihap sytë dhe të dëgjoj zërin tënd, i cili thotë Giò se sapo ke parë një ëndërr të keqe, unë jam këtu. Por e gjitha është e vërtetë…”
Xhesika lindi dhe u rrit në këtë tokë ullinjsh, ku 17 vite më parë, një vit para se të lindte në San Severo, babai Taulant dhe nëna Tefta u zhvendosën për të kërkuar një jetë më të mirë. Ata ishin larguar nga Shqipëria për në Alto Tavoliere delle Puglie, me dy valixhe në kërkim të një jete dhe pune më të mirë.
Xhesika ishte krenare për babanë e saj bukëpjekës, i cili e nisi jetën në Itali duke filluar nga zero. Dhe ishte krenare për shkollën e mesme që ndoqi me rezultate të mira.
“Do t’i kujtoj të gjitha momentet e kaluara bashkë – vazhdon mikesha – nga grindjet për një stilolaps budalla e deri te të qeshurat e pafundme së bashku”.
Dhe pastaj ishte vëllai i vogël, i cili erdhi pesë vjet më parë. “Ka ndodhur që ndonjëherë rrinte në shtëpi nga shkolla për të qenë me të, kur nënës i duhej të punonte… ishte kujdestare dhe mendoj se pastronte në disa banesa”, kujton një tjetër mike e Xhesikës.
Avokati mbrojtës i Taulantit shprehet se marrëdhënia mes babait dhe vajzës ka qenë shumë e mirë.
“Edhe ne avokatët jemi të shokuar. Kjo sepse marrëdhënia mes babait dhe vajzës ka qenë gjithmonë e shkëlqyer. Ai ishte i dashuruar me të”, shprehet avokati Giacomo Lattanzio, i cili mbron Malajn.
Sot ai është takuar me xhaxhallarët e Xhesikës, ku të gjithë tregojnë se: “Të gjithë në atë shtëpi dukeshin të qetë dhe të sjellshëm. Vajza shumë e sjellshme, babai i saj kujdesej shumë për të, makinën e kishte blerë së fundmi dhe përdorej dhe nga gruaja e tij. Familjarët ndodhen në gjendje dramatike, të shkatërruar nga pikëllimi. Xhaxhai u ndje dy herë i sëmurë”.
Senatorja Gisella Naturale e M5S konfirmon gjykimin për familjen, e cila është edhe kunata e viktimës tjetër të masakrës, banakierit Massimo De Santis. Ajo e njihte Xhesikën. “Ajo ishte në klasë me vajzën time në shkollën fillore, ato ishin mikesha, ishte shumë e mirë në shkollë. Njerëz të përulur, punëtorë”.
“Për mendimin tim ai donte të hakmerrej për tradhtinë e pretenduar të gruas së tij duke vrarë fëmijët e saj.”
Për kryebashkiakun e Torremaggiore, Emilio Di Pumpo, familja Malaj ishte një shembull për të gjithë komunitetin, dhe asnjëherë nuk kishin pasur probleme mes tyre./Faxweb.al