Kryebashkiaku aktual i Matit, dhe njëherësh kandidat i socialistëve për zgjedhjet e 14 Majit, Agron Malaj, përmes një denoncimi në rrjetet sociale, ka akuzuar kundërshtarin e tij politik se po nxit akte dhune në qytet.
Sipas Malajt, persona pranë kandidatit të Bashkë Fitojmë për Matin, Skënder Gjuci, kanë dhunuar dy zyrtarë shtetërorë shumë pranë zyrave të koalicionit opozitar.
Postimi i Malajt:
Denoncim Publik!
Të dashur qytetare Matjane, gjatë gjithë fushates time elektorale jam përpjekur të shpjegoj dhe rikujtoj se këta që kemi përballe janë një bandë qe nuk rrinë dot kurre pa bere çorbë dhe maskarada.
Ky këtu është Sokol Hajredin Rami me banden e tij , djali i tij Erik Sokol Rami, Klajdi Jakup Metra dhe Aldo Xhezmi Dika që godasin dy zyrtare shtëror gjatë koncertit të mbrëmshëm në sheshin “Ahmet Zogu”, përpara zyrave të kualicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ky eksoponent i Partise Demokratike pa vule që shoqëron kandidatin Skender Gjuci qysh kur ishte Kr Komune por dhe sot mendon të shantazhojë popullin e Matit me veprime të tilla. Keto banda janë llum i neveritshëm, që mendojnë se me të tilla veprime do shantazhojne popullin e Matit.
Turp turp turp për llumin.