22:17 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të kemi zgjedhje në muajin shtator”, Lefter Maliqi zbulon shkeljet e bëra në Kuçovë gjatë 14 Maj

18:24 | 25/05/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të kemi zgjedhje në muajin shtator”, Lefter Maliqi zbulon shkeljet e bëra në Kuçovë gjatë 14 Maj

Ish-kandidati për Bashkinë Kuçovë Lefter Maliqi, në një intervistë në FaxNews me gazetaren Jonida Omeri ka treguar rastet e shkeljes, për të cilat thotë se mundësuan vjedhjen e votave në zgjedhjet e 14 Majit. Maliqi ka thënë që megjithëse kanë kapur raste të tilla, ka qenë shumë e vështirë, që të provohen, por ka përmendur çështjen  “Beleri”, të cilën e cilëson si një inskenim të policisë.

Lefter Maliqi është shprehur që janë përdorur dhe mungesa e kamerave të sigurisë në disa prej KZAZ-ve për të bërë një manipulim, por një tjetër shkelje sipas tij, ka qenë dhe në raportimin e votave duke përfshirë këtu dhe votat e pavlefshme.

Këto shkelje për të cilat ish-kandidati ka folur, i ka shoqëruar dhe me denoncim në SPAK dhe raportimin ndaj OSBE-ODIHR-it.

Lefter Maliqi: Ditën e diel, pavarësisht që kapëm persona duke dhënë lekë dhe thoshin i kam borxh këto lekë. Përveç policisë që mund të bëjë inskenime të tilla, siç bëri me Fredi Belerin, është shumë e vështirë nga ana jonë, sepse duhen shumë prova.

Ditën e diel një audi me xhama të zinj, kërcënonte njerëzit tanë, para qendrave të votimit. Telefonova komisariatin, megjithatë asnjë reagim.

Bënë skenarin e tyre të turpit, drejtori i qendrës së kulturës, bashkë me drejtues të PS-së, ndanin ndihma në emra të Kryqit të Kuq, te familjet në nevojë. I çonin dhe disa për të votuar dhe nëse kishin probleme mendore dhe nuk lejohet. Është krim i madhe elektoral, kemi vënë në dijeni OSBE-ODIHR-in.

Në orën 11:20, në mënyrë të papritur komisioni i KZAZ braktis detyrën dhe i lë kutitë në dorë të policëve të Çuçit. Gjysma e kutive, të lëna në derën e qendrës së kulturës nuk dukeshin. Në kutitë që s’i kapte kamera, dy rreshtat e parë, Lefter Maliqi del deri ditën tjetër në orën 11:00 të drekës, me 300-400 vota fitues.

Tensione të shumta, mospërputhje votash. Lexoheshin Lefter Maliqi 170 vota dhe raportoheshin  165, votat e pavlefshme. U gjetën shkelje të ndryshme, kuti me vula të ndërruara, proces verbale të  firmosur nga vetëm një person. Janë gjetur vula të hedhura. Në një qendër votimi 50 vetë kanë votuar me kartë identiteti pa qenë në Shqipëri.

Kishte kërcënime, banditë që bënin presion ndaj njerëzve të mi. Këtë krim unë e kam ankimuar në SPAK, kam bërë disa denoncime.

Pavarësisht këtyre, në Bashkinë Kuçovë do të dalë hapur krimi elektoral, pavlefshmëria e zgjedhjeve dhe sigurisht do të kemi zgjedhje në muajin shtator.

Pas

Igli Tare drejt divorcit nga Lazio, kush pritet ta zëvendësojë

Para

Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët futen në fushë për të rrahur Kridens Metën

Para
Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët futen në fushë për të rrahur Kridens Metën

Skandal pas Tirana-Bylis, tifozët futen në fushë për të rrahur Kridens Metën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.