Lazio dhe Igli Tare mund të ndahen vërtet në fund të këtij sezoni. Nuk është mister që drejtori sportiv i skuadrës nuk është në përputhje me Maurizio Sarri për strategjitë e tregut dhe ky problem do t’i shtynte palët drejt ndarjes pavarësisht përpjekjeve ndërmjetësuese të presidentit Lotito.
Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport , klubi kapitolinë ka zgjedhur tashmë Angelo Fabianin si zëvendësues të trajnerit shqiptar.
Një figurë që e njeh dhe punon me Lotiton prej shumë vitesh, pikërisht që nga koha e Salernitana dhe që aktualisht mban një rol drejtues në ekipin e femrave të Lazio.
Sa i përket të ardhmes së Tares, ka ende shumë pasiguri. Shqiptari ka admirues jo vetëm në Itali, por edhe në Bundesligë.