Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 11 kg kokainë. 42-vjeçari ishte gati të hipte në një anije për në Sardenjë me drogën e fshehur në një valixhe, teksa ishte nisur për pushime me familje e tij.
Por aventura e tij përfundoi shumë shpejt pasi u prangos nga policia.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 24 maj në portin e Fortezza-s. Një pjesë të drogës e kishte fshehur në sediljen e pasme të makinës, ku ishin ulur fëmijët e tij.
Kokaina nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 880 mijë euro.