17:55 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Kurti një amator vendimmarrës”, Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri ishte moment i gabuar

22:06 | 05/06/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kurti një amator vendimmarrës”, Haradinaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri ishte moment i gabuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

Haradinaj në emisionin “Debat Plus” ka treguar tri elemente që sipas tij, kryeministri Kurti i ka bëre dëme Kosovës dhe marrëdhënieve me aleatët.

“I pari moment është refuzimi i planit për tabela përmes të cilit do të vazhdohej një normalitet institucional…I dyti moment i gabuar është mbajtja e zgjedhjeve dhe i treti moment është kur e kanë sugjeruar se ata nuk kanë dashur të vendosin Kosovën tepër keq me thënë se nuk janë këto kryetar dhe këto nuk janë zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

“Pra është hera e tretë kur Kurti ka shkuar ndaras nga aleatët tonë dhe kjo hera e tretë solli sanksionet, ndërprerjen e “Defender 23″”, ka thënë tutje ai.

Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, që t’i kthehet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bëjë një plan me amerikanët dhe veriut t’i kthehet normaliteti.

Madje, ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur kreun aktual të qeverisë si “amator vendimmarrës”.

“I them Kurtit nuk ka pasur nevojë të shkonte tri herë gabim. Do t’i thoja dëgjojë amerikanët, nëse do ta nxjerrë vendin nga kaosi që e ka futur, s’ka rrugë tjetër Kurti as Kosova dhe duhet të ikë nga patriotizmat e rremë. Të kthehet sa më shpejt te amerikanët, të bëjë një plan me ta si të kthehet normaliteti në veri, dhe nuk ka rëndësi se kur japin kryetarët dorëheqje”.

“Kemi të bëjmë me amaterë. Kurti është amator vendimmarrës në sferat e sigurisë, është i paformuar për këto terma, nuk ka asnjë njohje”, ka thënë ai.

Pas

ARBITRAZH/ Mungesa e transparencës nga kompanitë celulare, institucionet mbikëqyrëse heshtin

Para

ARBITRAZH/ Kush janë aksionerët e dy kompanive telefonike në Shqipëri?

Para
ARBITRAZH/ Kush janë aksionerët e dy kompanive telefonike në Shqipëri?

ARBITRAZH/ Kush janë aksionerët e dy kompanive telefonike në Shqipëri?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky bisedon me Trump për mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e armëve

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

Shkodër/ Aksident tragjik në aksin Shkodër–Lezhë, humb jetën një drejtues automjeti

Zjarri në landfill/ Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë që po helmon qytetin

“Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës”, Dorian Teliti: Çmimet janë jashtë kontrollit, qeveria teknike është…

Mbyllja e Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali mesazh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se nëse nuk konstituohet Kuvendi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Aksident i rëndë në dalje të Peqinit, dy persona në gjendje kritike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.