20:02 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Zbulohen mallra kontrabandë në brezin kufitar Kosovë-Serbi

15:40 | 12/09/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zbulohen mallra kontrabandë në brezin kufitar Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës tha se në dy raste të ndara më 11 shtator ka zbuluar mallra kontrabandë në afërsi të brezit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas njoftimit, rasti i parë ka ndodhur në brezin kufitar Serbi-Kosovë, përkatësisht në zonën e Kamenicës është ndaluar një automjet me targa të Kosovës, i cili “është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Kosovë”.

Gjatë kontrollit të automjetit të R.M, shtetas i Kosovës, janë zbuluar mallra që dyshohet të jenë kontrabandë.

Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën Stublinë-Dobërqan të Gjilanit, ku Policia ka tentuar që të ndalojë një automjet me targa serbe, të cilin po e ngiste, F.M, shtetas i Serbisë.

“Në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë nga rruga”, u tha në njoftim.

Policia tha se në këtë makinë gjeti pajisje të ndryshme kontrabandë, “ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro”.

Edhe në të kaluarën, autoritetet e rendit kanë zbuluar mallra kontrabandë në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu ata kishin thënë se kanë mbyllur disa rrugë alternative në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, që besohet se janë përdorur për të kaluar mallra kontrabandë./ REL

Pas

Prokuroria e cilësoi si plagosje e lehtë, flet Jashar Maja: Më kanë rrahur mua, jo prokurorin

Para

U shit për 100 milionë euro tek Real Madrid, Hazard mund të kthehet sërish te Chelsea me parametra zero

Para
U shit për 100 milionë euro tek Real Madrid, Hazard mund të kthehet sërish te Chelsea me parametra zero

U shit për 100 milionë euro tek Real Madrid, Hazard mund të kthehet sërish te Chelsea me parametra zero

Discussion about this post

 



Të Fundit

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.