00:42 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria e cilësoi si plagosje e lehtë, flet Jashar Maja: Më kanë rrahur mua, jo prokurorin

15:14 | 12/09/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria e cilësoi si plagosje e lehtë, flet Jashar Maja: Më kanë rrahur mua, jo prokurorin

Në një lidhje telefonike për Fax News foli Jashar Maja.

I intervistuar nga gazetarja Rovena Neziri, Maja foli për vendimin e Prokurorisë së Tiranës, e cila e cilësoi si plagosje e lehtë me dashje dhunën e ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy anëtarëve të fisit Maja.

Një prej të dhunuarve në sulmin e dy muajve më parë ishte dhe Jashari, që e cilësoi si të pakuptimtë vendimin e prokurorit.

Sipas tij prokurori nuk e ka marrë për bazë dëshminë e Jasharit dhe as gjendjen shëndetësore të tij pas dhunës.

Ai shprehet se nuk ndihet mirë edhe sot e kësaj dite dhe i merren mendtë. Çështja do të ankimohet prej tij dhe ajo mund të përfundojë edhe në SPAK.

Jashar Maja: “Sot u njoha me këtë gjë. Jam komplet kundra me atë vendim që ka marrë ai prokuror, se çfarë flet ai nuk e di, ku e marr atë drejtësi me fol. Mu nuk më ka rraf fisi Rraja natën, ka qenë ora 11 e ditës. Edhe më ka dhemb mua. Sot e kësaj dite nuk jam në gjendje të drejtoj një automjet, kam marrje mendsh, si e nxjerr plagosje e lehtë ai.

Kë pyeti ai që a jam apo sjam në gjendje shëndetësore. A më kontaktoi mua, a erdhi me më parë?! Unë do ta ankimoj prapë atë çështje. Nuk kam qenë në vetëdije se më ka ndodhur një aksident. Unë do të kërkoj ekspertim të ri të kësaj çështjeje, nga fillimi në mbarim.

Do ta ankimoj këtë çështje, provat janë në media. Nuk kam bërë gjëra të paligjshme, jam 1 qytetar i thjeshtë.

Do ta ankimoj ku të mundem, por nuk e di a do të ma marrin për bazë. Ata thonë dyshohet se ëqshtë armë. Si thoke ti dyshohet, ajo duket komplet, edhe 1 fëmijë e sheh. Ajo duket nga mediat se si është e çfarë është edhe duket dhunë, nuk është nevoja me më pyet mu për denoncim.

Do të bëjë kërkesë në SPAK për këtë punë, ku të jetë e drejta me u anku do të ankohem.”

Pas

Bllokohen 11 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, policia gjobit drejtuesit

Para

Zbulohen mallra kontrabandë në brezin kufitar Kosovë-Serbi

Para
Zbulohen mallra kontrabandë në brezin kufitar Kosovë-Serbi

Zbulohen mallra kontrabandë në brezin kufitar Kosovë-Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përfundon konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë. Pas armëpushimit do të ngrihet seli në Paris vitin e parë të operacioneve

Starmer dhe Macron zbulojnë marrëveshjen e re për emigrantët

Vdekja e 27-vjeçarit, ikën komandanti policor në Lipjan. Kërkohen dorëheqje të tjera

VKM/ Jonid Jorgji emërohet Kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Flakët përfshijnë kodrën në Kavajë, digjen dhjetëra rrënjë ulliri

Bashkia Vlorë hap thirrjen për aplikime në 12 pozicione drejtuese, ftohen profesionistët të bëhen pjesë e Vlorës 2030

VKM/ Prodhimi dhe tregtimi i municioneve të kalibrave të vegjël e të mesëm, miratohen kushtet e negocimit

Prapaskenat Trump-Netanyahu dhe tarifat ndaj Brazilit: Presion politik dhe ekonomik në rritje

Faton Mehmeti: Vizita e zyrtarit amerikan rikthen vëmendjen e SHBA në Kosovë, situata në Kuvend në krizë të thellë

“Serbët në veri përballen me terror”, Petkovic i ankohet ndërkombëtarëve: Urat, kundër interesave tona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.