12:27 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

16:22 | 21/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

Presidenti amerikan Joe Biden u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Dy udhëheqësit diskutuan mbi kërcënimin bërthamor të Iranit, zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe përpjekjet e Izraelit për të reformuar sistemin e drejtësisë, që kritikët thonë është kërcënim ndaj demokracisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton.

Takimi me Presidentin amerikan Joe Biden, i shumëpritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Miqësia jonë është e thellë dhe mund të na çojë shumë përpara”, tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo miqësi nuk arriti t’i siguronte zotit Netanyahu një takim për nëntë muaj që nga formimi i qeverisë së krahut të djathtë ekstrem në Izrael. Izraeli është aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit e tij zakonisht ftohen në Shtëpinë e Bardhë pak javë pasi marrin detyrën.

Arsyeja e vonesës? Trajtimi që qeveria e zotit Netanyahu po u bën palestinezëve dhe përpjekjet e saj për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit – çështje të cilat Presidenti Biden i cilësoi të mërkurën si “të vështira.”

“Dhe kjo nënkupton respektimin e vlerave demokratike, që janë në qendër të partneritetit tonë, përfshirë sistemet tona të kontrolleve dhe balancave të qeverisjes dhe përpjekjet për të arritur tek një marrëveshje e negociuar për një zgjidhje me dy shtete”, tha President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Palët diskutuan edhe për marrëveshjen e mundshme për normalizim ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite, një zgjerim i Marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuar nga administrata e ish – Presidentit Trump në vitin 2020, që normalizoi marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Izraelit dhe disa fqinjëve të tij arabë.

“Mendoj se para 10 vjetësh ideja e një normalizimi me Arabinë Saudite, do të kishte qenë e paimagjinueshme”, tha presidenti amerikan.

Një marrëveshje e mundshme me Arabinë Saudite mund të çonte drejt njohjes së Izraelit nga shtetet tjera me shumicë muslimane, përfshirë Indonezinë dhe Malajzinë – një fitore e madhe për zotin Netanyahu.

“Një paqe e tillë do të mundësonte përshpejtimin e fundit të konfliktit arabo-izraelit, arritjen e pajtimit mes botës islamike dhe shtetit hebraik, dhe shanset për një paqe të vërtetë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve”, tha zoti Netanyahu.

Por mbetet e paqartë nëse një gjë e tillë do të ishte e favorshme politikisht për zotin Netanyahu. Arabia Saudite thotë se normalizimi mund të ndodhë vetëm me një zgjidhje me dy shtete.

Shumë nga anëtarët e koalicionit qeverisës të zotit Netanyahu mbështesin zgjerimin e vendbanimeve hebraike dhe kundërshtojnë krijimin e një shteti palestinez.

Dy udhëheqësit diskutuan edhe për mënyrat se si ta parandalojnë Iranin që të sigurojë armët bërthamore. Sipas zotit Netanyahu, një qëllim i tillë më së miri mund të sigurohet përmes përkrahjes së ndryshimit të regjimit në Teheran, të cilin zyrtarët amerikanë e kanë hedhur poshtë si mundësi./VOA

Pas

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

Para

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Para
Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata përshkallëzohet në jug të Sirisë, përleshje dhe sulme ajrore izraelite në Damask

Aksident i rëndë në hyrje të Fushë-Krujës, plagosen rëndë 3 persona

Rama: Një ditë do kemi një ministër me Inteligjencë Artificiale, s’ka kushërinj për të punësuar

Kreu i ri i BKH-së: 7 kandidatët e përzgjedhur nga SPAK për fazën e radhës

Senatori amerikan Marco Rubio: Diplomatët të përmbahen nga komentet për drejtësinë ndërkombëtare

“Zinxhiri ka dështuar”, Rama kritikon institucionet për ndërtimet pa leje në Theth

Zelensky vazhdon riorganizimin: Emëron ish-ministrin e Mbrojtjes sekretar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.