02:10 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

16:22 | 21/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vendbanimet dhe reforma në drejtësi në qendër të takimit Biden-Netanyahu

Presidenti amerikan Joe Biden u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Dy udhëheqësit diskutuan mbi kërcënimin bërthamor të Iranit, zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor dhe përpjekjet e Izraelit për të reformuar sistemin e drejtësisë, që kritikët thonë është kërcënim ndaj demokracisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara njofton.

Takimi me Presidentin amerikan Joe Biden, i shumëpritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Miqësia jonë është e thellë dhe mund të na çojë shumë përpara”, tha Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kjo miqësi nuk arriti t’i siguronte zotit Netanyahu një takim për nëntë muaj që nga formimi i qeverisë së krahut të djathtë ekstrem në Izrael. Izraeli është aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësit e tij zakonisht ftohen në Shtëpinë e Bardhë pak javë pasi marrin detyrën.

Arsyeja e vonesës? Trajtimi që qeveria e zotit Netanyahu po u bën palestinezëve dhe përpjekjet e saj për të kufizuar kompetencat e gjyqësorit – çështje të cilat Presidenti Biden i cilësoi të mërkurën si “të vështira.”

“Dhe kjo nënkupton respektimin e vlerave demokratike, që janë në qendër të partneritetit tonë, përfshirë sistemet tona të kontrolleve dhe balancave të qeverisjes dhe përpjekjet për të arritur tek një marrëveshje e negociuar për një zgjidhje me dy shtete”, tha President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Palët diskutuan edhe për marrëveshjen e mundshme për normalizim ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite, një zgjerim i Marrëveshjeve të Abrahamit të ndërmjetësuar nga administrata e ish – Presidentit Trump në vitin 2020, që normalizoi marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Izraelit dhe disa fqinjëve të tij arabë.

“Mendoj se para 10 vjetësh ideja e një normalizimi me Arabinë Saudite, do të kishte qenë e paimagjinueshme”, tha presidenti amerikan.

Një marrëveshje e mundshme me Arabinë Saudite mund të çonte drejt njohjes së Izraelit nga shtetet tjera me shumicë muslimane, përfshirë Indonezinë dhe Malajzinë – një fitore e madhe për zotin Netanyahu.

“Një paqe e tillë do të mundësonte përshpejtimin e fundit të konfliktit arabo-izraelit, arritjen e pajtimit mes botës islamike dhe shtetit hebraik, dhe shanset për një paqe të vërtetë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve”, tha zoti Netanyahu.

Por mbetet e paqartë nëse një gjë e tillë do të ishte e favorshme politikisht për zotin Netanyahu. Arabia Saudite thotë se normalizimi mund të ndodhë vetëm me një zgjidhje me dy shtete.

Shumë nga anëtarët e koalicionit qeverisës të zotit Netanyahu mbështesin zgjerimin e vendbanimeve hebraike dhe kundërshtojnë krijimin e një shteti palestinez.

Dy udhëheqësit diskutuan edhe për mënyrat se si ta parandalojnë Iranin që të sigurojë armët bërthamore. Sipas zotit Netanyahu, një qëllim i tillë më së miri mund të sigurohet përmes përkrahjes së ndryshimit të regjimit në Teheran, të cilin zyrtarët amerikanë e kanë hedhur poshtë si mundësi./VOA

Pas

VOA: Zelenskiy takime në Kapitol mes kundërshtive në rritje të republikanëve për më shumë ndihmë për Ukrainën

Para

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Para
Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Çfarë është Çrregullimi Dismorfik i Trupit?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.