15:52 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

13:57 | 29/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Dy procedura të lidhura me raportet mjedisore për impiantin në inceneratorin e Elbasanit janë rishpallur sërish nga subjekti Eco Elb që ka edhe administrimin e aktivitetit.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua shpallja për kontratën: (Për Impiantin) Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, (Për landfillin) Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore me një fond limit total prej 6 milionë lekësh.

Më herët Komisioni i Prokurimit Publik nënvizoi në një vendim të tij se ECO Elb nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit. Një operator i cili kishte qenë pjesëmarrës në procedurë ankimoi pranë KPP s’kualifikimin nga gara duke e cilësuar atë të padrejtë dhe do të ishte vetë KPP që do t’i jepte pjesërisht të drejtë këtij ankimimi.

Në vijim KPP do të kërkonte hetim të procedurës nga Agjencia e Prokurimit Publik si dhe marrjen e masave nga ana e ECO ELB që të bënte rishpalljen të procedurës duke reflektuar ndryshimet e rekomanduara.

Tenderët për monitorimin mjedisor

Eco Elb deklaronte në dokumentet e procedurës së qëllimi raportit të monitorimit është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore.

Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset.

Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete të tjera në fushën e përpunimit të mbetjeve, që lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe të komunitetit. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Aktualisht çështja e inceneratorëve mbetet ndër ato me më shumë vëmendje pas avancimit të hetimeve nga ana e SPAK ku pak kohë më parë u lëshuan 11 urdhër arreste dhe pesë persona u vunë në pranga. Çështja përfshin jo vetëm inceneratorin e Elbasanit por edhe të Fierit dhe Tiranës.

MONITOR

Pas

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

Para

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Para
Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Austri/ Të shtëna me armë në Traiskirchen, vritet një person, shpallet në kërkim autori

Ursula von der Leyen për tarifat e Trump: Duam një marrëveshje me SHBA-në, nuk do të ndërmarrim asnjë kundërmasë deri në fillim të gushtit

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

Aksident tek “Rruga e Elbasanit”/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Humbi kontrollin dhe doli nga rruga, ndërron jetë pasagjeri. Arrestohet shoferi 19-vjeçar

“Të ndalohet aksioni!”- Shembja e ndërtimeve pa leje, mblidhet Kuvendi i burrave në Theth

Rusia pretendon se ka zaptuar zona të reja në Donetsk, por Ukraina thotë se ka vrarë agjentë rusë

Ngec procesi i bisedimeve për armëpushim në Gaza, vriten 17 persona

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.