14:22 | 03/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

13:57 | 29/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Dy procedura të lidhura me raportet mjedisore për impiantin në inceneratorin e Elbasanit janë rishpallur sërish nga subjekti Eco Elb që ka edhe administrimin e aktivitetit.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u njoftua shpallja për kontratën: (Për Impiantin) Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore, (Për landfillin) Monitorimi i parametrave mjedisore dhe hartimi i raporteve mjedisore me një fond limit total prej 6 milionë lekësh.

Më herët Komisioni i Prokurimit Publik nënvizoi në një vendim të tij se ECO Elb nuk kishte respektuar detyrimet që lidheshin me respektimin e hallkave të ankimimit. Një operator i cili kishte qenë pjesëmarrës në procedurë ankimoi pranë KPP s’kualifikimin nga gara duke e cilësuar atë të padrejtë dhe do të ishte vetë KPP që do t’i jepte pjesërisht të drejtë këtij ankimimi.

Në vijim KPP do të kërkonte hetim të procedurës nga Agjencia e Prokurimit Publik si dhe marrjen e masave nga ana e ECO ELB që të bënte rishpalljen të procedurës duke reflektuar ndryshimet e rekomanduara.

Tenderët për monitorimin mjedisor

Eco Elb deklaronte në dokumentet e procedurës së qëllimi raportit të monitorimit është të pasqyrojë situatën reale të performancës mjedisore të landfill-it të Elbasanit dhe të paraqesë ndikimet që ky objekt kanë mjedis përreth në përputhje me kërkesat ligjore.

Është e rëndësishme që të dhënat e prodhuara të jenë përfaqësuese, të domosdoshme, të vlefshme dhe që lejojnë vlerësimin e saktë të ndikimit të deponisë në mjediset.

Qëllimi i programit të monitorimit fillimisht duhet të identifikohet nga procesi i hetimit, vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe natyra e mbetjeve që depozitohen. Ai duhet të përfshijë të gjitha fushat mjedisore që mund të ndikohen ndjeshëm përmes funksionimit të landfillit.

Eco Elb është kompani e krijuar në 18.11.2021 dhe ka në objekt të aktivitetit “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme, organike, të ngurta, të gjelbërta,..etj, në territorin administrativ të të gjithë bashkive të Qarkut Elbasan. Trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator). Prodhimi dhe shitja e energjisë elektrike. Aktivitete të tjera në fushën e përpunimit të mbetjeve, që lejon ligji, për interesat e shoqërisë dhe të komunitetit. Aksionerë të saj janë Bashkia Cërrik me 8 për qind, Gramsh me 8 për qind. Elbasan 52 për qind, Peqin 8 për qind, Belsh 8 për qind, Librazhd 8 për qind.

Aktualisht çështja e inceneratorëve mbetet ndër ato me më shumë vëmendje pas avancimit të hetimeve nga ana e SPAK ku pak kohë më parë u lëshuan 11 urdhër arreste dhe pesë persona u vunë në pranga. Çështja përfshin jo vetëm inceneratorin e Elbasanit por edhe të Fierit dhe Tiranës.

MONITOR

Pas

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

Para

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Para
Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Rusi: Autoritetet synojnë klubet e homoseksualëve

Rënia e armëpushimit në Gaza është e dhimbshme, thotë Papa

A “lejohet” nëna dhe foshnja të flenë në të njëjtin shtrat

Dua Lipa ndahet nga Romain Gavras! The Sun: I dhanë fund lidhjes përpara se gjërat të përkeqësoheshin

Bënte punime pa leje në lokal në qendër të Laçit, arrestohet 43-vjeçari

Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”

Caktohet masa e paraburgimit për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Vrau 55-vjeçarin dhe plagosi një tjetër pas sherrit për kanalin, jepet masa “arrest me burg” për Maliq Markun

U përplasën nga një fuoristradë teksa po ecnin në anë të rrugës, vdes shqiptarja në Itali

Arrestohen dy shtetas shqiptarë në Greqi, vidhnin makineri të rënda dhe i shisnin në Shqipëri, në kërkim bashkëshortet e tyre

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.