06:02 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar”, Rama për Serbinë: Të merren masat menjëherë, faktet janë aty

15:26 | 02/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar”, Rama për Serbinë: Të merren masat menjëherë, faktet janë aty

Një hetim ndërkombëtar do të nisë për atë që ka ndodhur në veri të Kosovës në datën 24 shtator, ku nga një grup kriminal, u vra efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ngjarja u pasua dhe me ekzekutimin e sulmuesve nga policia e Kosovës. Të dyja shtetet shpallën zi kombëtare. Në këtë pikë, Kryeministri Edi Rama i shikon si të pajustifikueshme këto veprime të shtetit serb, i cili heroizoi personat që vranë efektivin e Kosovës.

Rama kërkon që në vend të një hetimi, duhet të merren masa të menjëhershme, pasi veprimet e mësipërme janë faktet e mjaftueshme që Serbia të sanksionohet.

Edi Rama: Çfarë do të prisnim nga hetimi ndërkombëtar, që është shumë mirë të bëhet dhe në fund mund të japë ndonjë element më shumë. Ndërkohë pa pasur nevojë për një hetim, kemi faktin që nënvizuam së bashku me kryeministrin. Kemi krimin vrasjes së një efektivi të policisë dhe heroizimin e atyre që morën pjesë në vrasje. Në aspektin kriminalistik policor, hetimi ndërkombëtar sjell ndonjë element plus, por në aspektin politik të një shteti në raport me disa vlera të kësaj Europe që i përkasim, kjo është qartësisht e mjaftueshme, që minimalisht ato masa të cilat komisioni mund të marr pa nevojën e konsensusit mes vendeve anëtare, të ishin marrë menjëherë. Duhet të merren pa humbur kohë, është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq. Fati i një procesi që kërkon në radhë të parë, një qëndrim të vijueshëm të drejtë dhe të shpejtë të vetë BE-së, që është dhe ura e një dialogu që në asnjë mënyrë nuk të dështojë. Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për t’i hedhur këto hapa.

Qëndrimi për Kosovën, Rama: Është e dënueshme çfarë ndodhi, e vetmja rrugë është dialogu

Pas

“Kryeministri kroat i njeh mirë labirintet e kështjellës së “Harry Potter-it” europian”, Rama për sulmin në Kosovë: Duhet të ketë programe për t’i thënë STOP

Para

Kryeministri kroat dënon sulmin në veri të Kosovës: Pse Lajcak nuk bën propozim për të ndëshkuar Serbinë?

Para
Kryeministri kroat dënon sulmin në veri të Kosovës: Pse Lajcak nuk bën propozim për të ndëshkuar Serbinë?

Kryeministri kroat dënon sulmin në veri të Kosovës: Pse Lajcak nuk bën propozim për të ndëshkuar Serbinë?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.