Eksperti i sigurisë Faik Basha ishte i ftuar ditën e sotme në Fax News. Për gazetaren Alesia Dosti ai komentoi situatën e mbi sigurinë e burgjeve dhe gjendjen e burimeve njerëzore të punonjësve në këtë institucion sigurie.
Eksperti shprehet se kohët e fundit ka patur mjaft problematika në burgjet shqiptare ku rasti i fundit është vrasja e ndodhur në burgun e Peqinit.
Basha shton se siguria në burgje ka çeduar dhe arsyeja kryesore duket të jetë mungesa e burimeve njerëzore. Sipas tij është shqetësim i madh, ikja dhe emigrimi jashtë vendit që ka prekur dhe institucionet e sigurisë pasi nuk përmbushen më kërkesat për burime njerëzore.
Faik Basha: Prej kohësh është folur për këtë sistem kemi patur problematika të rënda dhe ka tërhequr vëmendjen se si është siguria në institucione. Ky institucion futet tek siguria kombëtare. Me shumë të drejtë pyetja se si është siguria në institucione. Kanë patur probleme ne funksionim. Një ndër kryesoret është në drejtim të burimeve njerëzore. Mungesa e burimeve njerëzore ka çuar të çedojë siguria në instituicone dhe jo siguria në probleme të menaxhimit, por ata që vënë në pikëpyetje sigurinë. Rasti i i fundit ai i Peqinit. Siguria në burgje ka çeduar.
Kam ngritur shqetësimin jo vetëm unë por një pjesë e analistëve. Që është emigrimi i popullësisë dhe si pasojë ka përfshirë largimin e punonjësve të këtyre institucioneve. Ikin 7 deri në 8 persona në ditë, në FA, Policinë e Shtetit dhe Shërbimet Inteligjente. Është një eksod shumë i madh për Shqipërinë të largohen këto persona që i kemi trajnuar, përgatitur kanë fituar eksperienca. Të futësh kaq persona është shumë e vështirë pasi kërkon interes tek të rinjtë që janë pjesë e këtyre funksionimeve. Kanë parametër edhe moshën. Kërkon rininë, e cila është larguar nga vendi. Në burgje ka qenë vakuum shumë i madh.