15:54 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga 2018

07:30 | 22/02/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga 2018

Deficiti buxhetor arriti -31 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar , duke shënuar nivelin më të ulët në vlerë që nga viti 2018. Nga -55.5 miliardë që ishte programi, realizimi ishte vetëm 44%.

Kjo ecuri e ka ndihmuar qeveritë që të ulë borxhin publik poshtë pritshmërive edhe pse kostot e shërbimit të borxhit u rritën ndjeshëm gjatë 2023.

Përmbyllja e buxhetit 2023 tregoi se deficiti buxhetor ishte më i ulët për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve totale buxhetore. Nga 705 miliardë lekë që ishte plani në aktin e fundit normativ nuk u shpenzuan 31 miliardë lekë ose rreth 300 milionë euro. Në total buxheti 2023 është realizuar në masën 96 për qind duke krijuar një tepricë që ka ndikuar në uljen e borxhit.

Sakaq, sektori publik në Shqipëri është i nënfinancuar në raport me Rajonin për shkak se administrata dhe pensionistët shqiptare kanë pagesa nga 30-40 për qind më të ulëta dhe vendi ka hendekun më të madh në infrastrukturë. Nga ana tjetër shpenzimet për arsimin dhe shëndetësinë vazhdojnë të jenë më të ulëtat.

Përgjatë gjithë vitit 2023 balanca buxhetore ishte pozitive. Që nga janari deri në nëntor arka e shtetit ishte në suficit, kryesisht edhe për shkak të kalendarit të investimeve që përqendron pagesat në muajin dhjetor.

Në nëntor 2023 buxheti kishte suficit të përgjithshëm prej 37.7 miliardë lekësh, ndërsa në dhjetor – shkoi në deficit 31 miliardë lekësh. Në çdo muaj të vitit 2023 përveç dhjetorit të ardhurat kanë qenë më të lartë se shpenzimet. Në kontrast, në dhjetor shpenzimet arritën në 125,9 miliardë lekë, teksa të ardhurat ishin 56.8 miliardë lekë. Në dhjetor qeveria ekzekutoi gati 19% të totalit të buxhetit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se vitin e kaluar borxhi publik shënoi 59.2% të PBB-së, ky ishte niveli më i ulët i këtij treguesi që nga viti 2011. Brenda vitit 2023, borxhi publik shënoi rënie me 7.7 pikë për qind të PBB-së.

Këtë vit deficit buxhetor është parashikuar rreth 61.3 miliardë lekësh, ku huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliardë lekë. Huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative, ndërsa pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.

Duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2024, MFE synon kryerjen e ankandeve për blerjen mbrapsht të titujve qeveritarë referencë që maturohen në vitin 2025 me qëllim uljen e riskut të rifinancimit të atij viti.

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet kryesisht nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë zbatimin e projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2024./ MONITOR

Pas

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Para

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Para
Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetari i PSD së Doshit në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. GJKKO pranon kërkesën e SPAK për ushtrim kontrolli

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

Krimet zgjedhore! Prokuroria bën bilancin: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

Projekti i arkitektit Casamonti në aeroportin e Tiranës, Rama: Do të jetë ndër më të bukurit e Europës

Zgjedhjet e 11 majit, qytetarët mund të tërheqin kartat e identitetit edhe të shtunën

Vatikan/ Mesazhi i Papa Leo XIV në meshën e parë: Shpresoj që Kisha të sjellë dritë në netët e errëta të botës!

Etapa e III e Giro d’Italias/ Policia e Vlorës publikon masat: Ja rrugët që do të bllokohen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.