08:46 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

07:07 | 22/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit

Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës bregdetare kineze që u fut në ujërat pranë ishujve të saj, një ditë pas një incidenti mes një anije turistësh tajvanezë dhe rojës bregdetare kineze.

Roja bregdetare tajvaneze njoftoi se një anije e rojës bregdetare kineze kishte hyrë në ujërat e Tajvanit, duke shtuar se kishte vënë në shërbim një anije të marinës dhe kishte përdorur transmetimet radiofonike për të zmbrapsur anijen kineze, e cila u largua një orë më vonë.

Roja bregdetare e Tajvanit tha se do të vazhdojë të përdor radarët dhe të zhvillojë patrullime për të siguruar “harmoninë dhe sigurinë” pranë ujërave të ishujve Kinmen të kontrolluara nga Tajvani, që ndodhen pranë brigjeve të Kinës.

Tajvani, të cilin Kina e pretendon si territorin e saj pavarësisht refuzimit të ishullit, ka qenë i kujdesshëm ndaj përpjekjeve të Pekinit për të shtuar presionin mbi Taipein pas zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar. Tajvani zgjodhi zotin Lai Ching-te si president të vendit, të cilin Pekini e konsideron si një separatist të rrezikshëm.

Kina njoftoi të dielën se roja e saj bregdetare do të fillojë patrullime të rregullta dhe do të zhvillojë aktivitete të zbatimit të ligjit rreth ishujve Kinmen, pas vdekjes së dy shtetasve kinezë që kishin hyrë në ujërat e tajvaneze shumë afër ishujve Kinmen.

Ishujt Kinmen ndodhen pranë qyteteve kineze Xiamen dhe Quanzhou dhe janë kontrolluar nga Taipei që kur qeveria e mundur e Republikës së Kinës u vendos në Tajvan në vitin 1949 pasi humbi luftën me komunistët e Mao Ce Dunit, të cilët krijuan Republikën Popullore të Kinës./ VOA

Pas

BE nën vëzhgim: Platforma TikTok nuk respekton mbrojtjen e të rinjve

Para

Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga 2018

Para
Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga 2018

Deficiti buxhetor, në nivelin më të ulët që nga 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

Rrëzohet aeroplani i vogël në Austri, së paku 4 të vdekur

Parashikimi i motit për sot, 6 korrik 2025

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.