01:42 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Miratohet Kontrata e Inceneratorit te Elbasanit me votat e Maxhorances/ Opozita: “Do ta kundershtojme ne Gjykate”

15:41 | 23/02/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Miratohet Kontrata e Inceneratorit te Elbasanit me votat e Maxhorances/ Opozita: “Do ta kundershtojme ne Gjykate”

Këshilli Bashkiak ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku pika më e nxehtë e rendit të ditës ka qene miratimi i kontratës me EKO ELB për pranimin, depozitimin dhe trajtimin të mbetjeve urbane të bashkisë Elbasan. Këshilltarët e opozitës kanë ngritur shqetësimin për disa pika të kontratës. Nënkryetari I Këshillit Bashkiak Zamir Muzhaqi ka kërkuar më shumë sqarime që lë shumë pikëpyetje në disa pika të kontrates por dhe në menaxhimin e saj dhe në transparencën për publikun.

Ndërkohë Blendi Himçi është ndalur në vlerat ekonomike të kontratës ku bashkia duhet ti paguajë 25 euro për ton kompanisë EKOELB. Ai ka vijuar të ngrejë një sërë pikpyetjes që sipas tij nuk kanë marrë përgjigje nga bashkia Elbasan dhe vetë kompania.
Sinkron: Blendi Himçi ( Kryetari Partisë Demokratike Dega Elbasan)

Nënkryetarja e bashkisë Aulona Bylykbashi tha që kontrata është hartuar mirë dhe referencat e deklaruara në këshilltarët janë lexuar gabim si dhe ata mund të kërkojnë nga institucionet vartëse të bashkisë për të raportuar për problematika të caktuara.

Ndërkohë drejtori I EKO ELB Leli Kaja tha se disa nga problematikat e ngritura ekzistojnë dhe për to është kërkuar ndihmë për ti riparuar. Gjithashtu ai u shpreh se Inceneratori Elbasanit per vitin 2023 ka punuar vetem 7 muaj, dhe aktualisht turbina e ketij inceneratori eshte jashte funskionimit.

Pati edhe diskutime nga këshilltarët e tjerë kryesisht të opozitës që ngriten arsyetime pse kjo kontratë nuk duhet miratuar. Doris Madhi keshilltarja e opozites eshte shprehur se cmimet e shpenzimeve ne kete kontrate I perkasin vitit 2021 dhe krahasur me ditet e sotme keto cmime jane trefishuar.

Në përfundim kontrata u miratua me votat e këshilltarëve të mazhorancës ndërsa opozita votoi kundër. Kreu I këshilltarëve të Partisë Demokratike Blendi Himçi në fund të mbledhjes deklaroi se ata do ti drejtohen organeve të tjera ligjzbatuese për të kundërshtuar kontratën me ECO Elb.

Mësohet se inceneratori nuk prodhon energji elektrike aktualisht dhe sasisa e mbetjeve të akumuluara në landfill e kalon kapacitetin duke krijuar kështu nevojën e një tjetër landfilli për mbetjet urbane që depozitohen cdo ditë në ish dampën e hirave. Qytetarët elbasanas duhet të paguajnë në bazë të kontratës 25 euro për cdo ton mbetje të depozituar pranë këtij landfilli.

Pas

Korçë/ Automjeti përplas 65-vjeçaren, jashtë rrezikut për jetën

Para

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Para
BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.