15:04 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lindita Nikolla takim me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE, vlerëson kontributin dhe arritjet

13:38 | 19/03/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria kundër terrorizmit, për mbrojtjen e paqes”, Kryeparlamentarja Nikolla dënon sulmin terrorist të Hamas kundër Izraelit

Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim pune me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it në OSBE: Ambassadorin e Italisë, z. Stefano Baldi; Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Neil Holland; Ambasadoren e Gjermanisë, znj. Susanne Schütz; Ambasadoren e Francës, znj. Fatène Benhabylès-Foeth; Zëvendësambasadoren e SHBA, znj. Katherine Brucker.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se Prezenca e OSBE-se në Shqipëri ka qenë dhe mbetet një partner i besueshëm, në mbështetje të reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kanë nxitur e mbështetur demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik.

Znj. Nikolla vlerësoi kontributin dhe arritjet në avancimin e reformës zgjedhore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe sistemit të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, trafikimit të qënieve njerëzore dhe ndaj kërcënimeve ndërkombëtare dhe kombëtare të Shqipërisë dhe rajonit. Presidenca e suksesshme e Shqipërisë gjatë vitit 2020 shërbeu si një përvojë për suksesin e mandatit e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e KS të OKB.

Kryetarja Nikolla i falenderoi ambasadorët edhe për mbështetjen e Kosovës nga ana e vendeve të tyre si edhe nga misionet e tyre pranë OSBE-së.

Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të Quint-it vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm të Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së, arritjet në avancimin dhe thellimin e reformave, duke u fokusuar në punën që po bëhet për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it, reformën në drejtësi, barazinë gjinore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas

Shkodër/ Vijon puna për vendosjen e semaforëve, pritet të përfundojnë në mars

Para

Në makinë kishte mbi 10 kilogramë kanabis, policia britanike ndjek si në filma të riun shqiptar

Para
Në makinë kishte mbi 10 kilogramë kanabis, policia britanike ndjek si në filma të riun shqiptar

Në makinë kishte mbi 10 kilogramë kanabis, policia britanike ndjek si në filma të riun shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rregulli i ri për të hyrë në BE, prek dhe qytetarët shqiptarë

“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

Sot afati i fundit, bizneset dorëzojnë pasqyrat financiare! Kush nuk e dorëzon, do të përballet me ligjin

Vrasja e Kozeta Teços, avokati i Ilirjan Selmanit: Nuk ka pranuar autorësinë në asnjë moment, ka shprehur keqardhje për viktimën

SHBA humb një avion luftarak, F-35 rrëzohet pranë bazës ajrore të Kalifornisë

Abuzim me fondet e BE-së, jep dorëheqjen kryeministri i Lituanisë

Lufta në Gaza, Trump: Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund konfliktit është lirimi i pengjeve

Dëmet nga zjarret në vend/ Ministrat Hoxha dhe Vengu: Qeveria do të ofrojë paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë dhe banesave

Vrau partneren dhe i vuri flakën shtëpisë, lihet në burg Ilirjan Selmani

Zjarret në vend! Ministri Hoxha bën bilancin: U përballëm me 59 vatra të mëdha në rang republike. 21 persona në pranga. Të ashpërsohet dënimi për…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.