11:43 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse

18:17 | 08/04/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku inspektim në Llogara: Drejt përfundimit punimet për tunelin dhe rrugët lidhëse

Në Llogara, krahas ndërtimit të tunelit, po punohet paralelisht edhe për ndërtimin e rrugëve lidhëse të kësaj vepre me akset rrugore kombëtare. Po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati në datën 30 qershor, kur parashikohet të hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli inspektuan punimet në kantier, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit sa i takon infrastrukturës.

“Po punohet për formimin e trupit të rrugës. Pika lidhëse me rrugën ekzistuese është trajtuar si një nyje e mirëfilltë ku janë parashikuar 4 korsi. Korsitë e pritjes dhe dy korsitë e vajtjes-ardhjes të cilat janë të pa ndërprera. Do të ketë të gjithë sinjalistikën dhe elementët e nevojshëm të sigurisë”, sqaroi drejtori Gjyli.

Në tunelin e Llogarasë po punohet për betonimin e metrave të fundit, për të vijuar më tek proceset e tjera, asfaltimi, sisitemi ndriçimit dhe ajrimit. Ministrja Balluku, duke vlerësuar ecurinë e punimeve, tha se këtë sezon turistik tuneli i Llogarasë do të jetë i aksesueshëm, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut.

“Sot nuk erdhëm thjesht për tunelin, pasi tuneli e ka ecurinë konstante, sot kemi ardhur për të parë rrugët lidhëse që është pjesa më e rëndësishme, sesi do të devijohet i gjithë trafiku nga dalja e tunelit dhe më pas për t’u lidhur me rrugën e Palasë-Dhërmi që është një tjetër pjesë e re që ne kemi ndërtuar”, u shpreh Balluku.

Ministrja njoftoi gjithashtu se këtë sezon, automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të mund të kalojnë përmes tunelit, për ti dhënë kohë veprës që të konsolidohet. Ato do të vijojnë të qarkullojnë përmes aksit aktual.

“Do të saktësojmë gjithçka edhe me policinë rrugore, ashtu siç kemi bërë gjithmonë, por duhet patur parasysh që automjetet e tonazhit të rëndë nuk do të kalojnë në tunelin e Llogarasë këtë verë, pasi do të jemi në kolaudim e sipër. Do të jetë i hapur vetëm për automjetet private dhe për autobusët, edhe autobusët e turistëve edhe të udhëtarëve. Ndërkohë që mjetet e tonazhit të rëndë do të vazhdojnë dhe do të ndjekin rrugën e vjetër për të mos krijuar probleme”, nënvizoi Balluku.

Në kantierin e Llogarasë po punohet 24 orë në 24 ndërsa janë marrë masat për të mos krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve në pikën ku po krijohet nyja e cila do të lidhë daljen nga tuneli me rrugën ekzistuese.

Pas

Zelensky: Ukraina do ta humbë luftën nëse nuk e ndihmon Kongresi amerikan

Para

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” vjen me një deklaratë

Para
Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” vjen me një deklaratë

Shoqata "Blegtorët Prodhues të Qumështit" vjen me një deklaratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e vështirë me zjarret/ BE në ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion zjarrfikës Canadair

5 palestinezë të tjerë vdesin në Gaza brenda 24 orëve nga kequshqyerja

As edhe një ton të vetëm:” Presidenti kolumbian urdhëron marinën të ndalojë dërgesat e qymyrit në Izrael

Zjarret në Borsh, rinis aksioni nga ajri, ministri Vengu: Flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset! Evakuohen dhjetëra banorë

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Rama: Falenderim për çdo efektiv të FA, Policisë, Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.