11:53 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G, pa rezultat edhe vitin e kaluar

14:57 | 18/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G, pa rezultat edhe vitin e kaluar

Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nuk ka sjellë rezultate të rëndësishme as për vitin e kaluar. Sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, brezi 700 MHz (694-790 MHz), duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara.

Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive. Në raportin vjetor për Kuvendin të vitit 2023, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), bën të ditur se as vitin e kaluar nuk u arritën rezultate të prekshme nga ky proces. Sipas AMA-s, në kuadër të lirimit të brezit 700 MHz nga transmetimet audiovizive në Shqipëri, AMA në janar 2023, ka administruar dokumentet finale, përcjellë nga Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi projektin e BE-së “Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit”, si Strategjia e Migrimit, Vlerësimi i kostove të migrimit dhe rekomandime mbi licencat.

AMA vlerëson se lirimi i brezit 700 MHz (DD2) është një proces kompleks, i cili përfshin disa vendimmarrje në kuadrin ligjor, financiar, teknik i cili ngarkon me përgjegjësi jo vetëm AMA-n, por një sërë aktorësh, të cilët të gjithë së bashku duhet të kenë vullnetin e mirë për të nxitur dhe përshpejtuar arritjen e objektivit. Me urdhrin e datës 20 korrik 2022 të Kryeministrit, është ngritur grupi ndërinstitucional i punës për lirimin e brezit, grup që do të jetë përgjegjës për koordinimin e veprimtarive si dhe për propozimin e të gjitha vendimmarrjeve të nevojshme tek organet kompetente për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas AMA-s, gjatë vitit 2023, grupi ndërinstitucional i punës ka zhvilluar disa takime ku është diskutuar mbi rëndësinë e lirimit të brezit 700 Mhz, si dhe rezultatet në dokumentet finale të projektit të BE-së “Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit”, si Strategjia e Migrimit, Vlerësimi i kostove të migrimit dhe rekomandime mbi licencat.

Në këto takime u bë një prezantim edhe nga Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, mbi statusin e përdorimit të brezit 700 Mhz, problematikat me të cilat është hasur Autoriteti gjatë kësaj periudhe, si dhe procesin e koordinimit ndërkufitar i cili ishte një proces sfidues për shkak të evidentimit të papajtueshmërive me fqinjët; kërkesës së administratës shqiptare për të mundësuar përdorimin e 7 (shtatë) rrjeteve kombëtare numerike (me qëllim mosdeformimin e tregut mediatik, ruajtjen e pluralizmit të medias, si dhe shmangien e pasojave financiare për reduktimin e një operatori audioviziv kombëtar), ndërkohë që vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjeve SEDDIF dhe Adriatik & Jon do të operojnë me 6 rrjeteve të tilla; pamjaftueshmërisë së frekuencave të lira (për shkak të reduktimit të ndjeshëm të brezit UHF), si dhe afateve të ngushta kohore për lirimin e këtij brezi, përcaktuar në aktet ligjore/nënligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, 30 Qershor 2022.

Sipas kryetares së AMA, finalizimi i koordinimit ndërkufitar në nivel allotmenti, i hapi rrugë hartimit të strategjisë së migrimit, nga ekspertët e huaj në kuadër të asistencës teknike në fushën e telekomunikacionit, të përfituar nga qeveria shqiptare gjatë vitit 2022. Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera).

Bazuar në Vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband të lëvizshme. Ato mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të arsyeve të justifikuara.

Gjenerata 5G është kufiri i ri teknologjik i komunikimeve të lëvizshme, që pritet të sjellë shpejtësi interneti shumë të larta se ato që ekzistuese. Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3.5 GHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive.

Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore.

Në muajin shkurt të këtij viti, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) hapi procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtëve të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, që do të jenë frekuencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri./ Monitor

Pas

Sulmet e Metës ndaj SPAK dhe Dumanit/ Ambasadori i BE: Nuk kanë vend në demokraci

Para

Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Para
Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aulon Kalaja ankimon vendimin e KAS: Të hapen të gjitha kutitë e Durrësit, në SPAK nëse merret vendim i njëjtë

“Paketa e Maleve”, Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

Prokurorët e SPAK përplasen me njëri tjetrin për kopshtarin e kompleksit “Golden”

Tentativa e 45-të/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kavajë/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”, procedohen penalisht 3 shtetas për zënien e hapësirave publike

‘Zinxhir Global’ në Europol, shkatërrohet rrjeti i trafikut të klandestinëve, prostitucionit e lypjes!1194 viktima të shpëtuara, 3 në Shqipëri

Vrasja m*kabre e Renis Dobrës, zbardhen dy pistat kryesore të hetimit

Tragjedi në Pakistan/ Persona të armatosur sulmojnë dy autobusë në Balochistan, vriten 9 pasagjerë

Arrestohet 29-vjeçari në Kamëz i cili shpërndante kokainë në qytet, sekuestrohet lënda narkotike

“Bari ka mbuluar varrezat”/ Rama kritika kryebashkiakut të Elbasanit, paralajmëron shkarkime si në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.