23:00 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G, pa rezultat edhe vitin e kaluar

14:57 | 18/04/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lirimi i brezit 700 MHz për teknologjinë 5G, pa rezultat edhe vitin e kaluar

Procesi i lirimit të brezit të frekuencave 700 MHz nuk ka sjellë rezultate të rëndësishme as për vitin e kaluar. Sipas Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar në vitin 2021, brezi 700 MHz (694-790 MHz), duhet të kalonte përfundimisht nën administrimin e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke filluar nga 30 qershori 2022. Por, lirimi i këtij procesi po rezulton një proces i vështirë dhe në shkelje të afateve të përcaktuara.

Brezi 700MHz aktualisht është ende në përdorim nga operatorët e transmetimeve audiovizive. Në raportin vjetor për Kuvendin të vitit 2023, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), bën të ditur se as vitin e kaluar nuk u arritën rezultate të prekshme nga ky proces. Sipas AMA-s, në kuadër të lirimit të brezit 700 MHz nga transmetimet audiovizive në Shqipëri, AMA në janar 2023, ka administruar dokumentet finale, përcjellë nga Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë mbi projektin e BE-së “Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit”, si Strategjia e Migrimit, Vlerësimi i kostove të migrimit dhe rekomandime mbi licencat.

AMA vlerëson se lirimi i brezit 700 MHz (DD2) është një proces kompleks, i cili përfshin disa vendimmarrje në kuadrin ligjor, financiar, teknik i cili ngarkon me përgjegjësi jo vetëm AMA-n, por një sërë aktorësh, të cilët të gjithë së bashku duhet të kenë vullnetin e mirë për të nxitur dhe përshpejtuar arritjen e objektivit. Me urdhrin e datës 20 korrik 2022 të Kryeministrit, është ngritur grupi ndërinstitucional i punës për lirimin e brezit, grup që do të jetë përgjegjës për koordinimin e veprimtarive si dhe për propozimin e të gjitha vendimmarrjeve të nevojshme tek organet kompetente për arritjen e këtij qëllimi.

Sipas AMA-s, gjatë vitit 2023, grupi ndërinstitucional i punës ka zhvilluar disa takime ku është diskutuar mbi rëndësinë e lirimit të brezit 700 Mhz, si dhe rezultatet në dokumentet finale të projektit të BE-së “Mbi asistencën teknike në fushën e telekomunikacionit”, si Strategjia e Migrimit, Vlerësimi i kostove të migrimit dhe rekomandime mbi licencat.

Në këto takime u bë një prezantim edhe nga Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, mbi statusin e përdorimit të brezit 700 Mhz, problematikat me të cilat është hasur Autoriteti gjatë kësaj periudhe, si dhe procesin e koordinimit ndërkufitar i cili ishte një proces sfidues për shkak të evidentimit të papajtueshmërive me fqinjët; kërkesës së administratës shqiptare për të mundësuar përdorimin e 7 (shtatë) rrjeteve kombëtare numerike (me qëllim mosdeformimin e tregut mediatik, ruajtjen e pluralizmit të medias, si dhe shmangien e pasojave financiare për reduktimin e një operatori audioviziv kombëtar), ndërkohë që vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjeve SEDDIF dhe Adriatik & Jon do të operojnë me 6 rrjeteve të tilla; pamjaftueshmërisë së frekuencave të lira (për shkak të reduktimit të ndjeshëm të brezit UHF), si dhe afateve të ngushta kohore për lirimin e këtij brezi, përcaktuar në aktet ligjore/nënligjore kombëtare dhe ndërkombëtare, 30 Qershor 2022.

Sipas kryetares së AMA, finalizimi i koordinimit ndërkufitar në nivel allotmenti, i hapi rrugë hartimit të strategjisë së migrimit, nga ekspertët e huaj në kuadër të asistencës teknike në fushën e telekomunikacionit, të përfituar nga qeveria shqiptare gjatë vitit 2022. Shtrirja e komunikimeve celulare në brezin 700MHz pritet të jetë hallka më e rëndësishme drejt adoptimit të teknologjisë 5G, në kuptimin e administrimit të spektrit, sepse teknikisht, ky brez ofron mbulimin me rrjet të zonave më të gjera).

Bazuar në Vendimin e Parlamentit Europian të datës 17 maj 2017, vendet anëtare të BE duhet të lejojnë përdorimin e këtij brezi për ofrimin e shërbimeve broadband të komunikimeve elektronik broadband të lëvizshme. Ato mund të vonojnë lejimin e përdorimit të brezit të frekuencave 700MHz deri në dy vjet në bazë të arsyeve të justifikuara.

Gjenerata 5G është kufiri i ri teknologjik i komunikimeve të lëvizshme, që pritet të sjellë shpejtësi interneti shumë të larta se ato që ekzistuese. Për rrjetet e gjeneratës 5G, Plani Kombëtar i Frekuencave ka përcaktuar 3 breza kryesorë frekuencash: 700 MHz, 3.5 GHz dhe 26 GHz. Aktualisht, në Shqipëri brezat 3400-3800 MHz dhe 26 GHz, janë të lirë, ndërsa brezi 700 MHz, është në përdorim nga disa operatorë media audiovizive.

Pas kalimit të këtij brezi nën administrimin e AKEP, do bëhet dhënia në përdorim e tij për rrjete celulare 5G, duke ndjekur dhe zbatuar procedurat përkatëse ligjore.

Në muajin shkurt të këtij viti, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) hapi procedurën e këshillimit publik për dhënien e të drejtëve të përdorimit të frekuencave në brezin 3.5 GHz, që do të jenë frekuencat e para që do të përdoren për ofrimin e teknologjisë së komunikimit të lëvizshëm 5G në Shqipëri./ Monitor

Pas

Sulmet e Metës ndaj SPAK dhe Dumanit/ Ambasadori i BE: Nuk kanë vend në demokraci

Para

Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Para
Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Gramsh/Reshje dëbore në pranverë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.