Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Një punonjës i bashkisë Elbasan ka rënë nga vinçi teksa riparonte llambat elektrike të shtyllave të ndriçimit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të paradites në lagjen “5 Maji”, teksa shkak ka qenë defekti në vinç. Punonjësi i bashkisë është dërguar në spital.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.