Një çift lejlekësh, prej 5 vitesh janë kthyer në banorë të përhershëm të qytetit të Fierit. Foleja e tyre ndodhet në kulmin e një shtylle të tensionit të lartë në afërsi të vëndit të quajtur “Vija e ngjalës”. Banorët pohojnë se çifti i lejlekëve fillimisht, 20 vite më parë, ishin vizitorë sezonalë, ndërsa vitet e fundit qëndrojnë në zonë përgjatë gjithë vitit.
Ata pohuan gjithashtu se çifti i lejlekëve përvecse janë banorë të përhershëm , cdo vit trashëgojnë 2 apo 3 lejlekë të vegjël , të cilët shtegtojnë , ndërsa çifti i lejlekëve qëndron në fole.
Ngrihen ne fluturim kërkoinë ushqim e kthehen sërish në fole tregojnë banorët teksa nuk fshehin kënaqësinë që foleja ndodhet pranë banesave të tyre. Shtyllat elektrike shërbejnë prej vitesh si vende folezimi për lejlekët duke u kthyer në “shpëtimtarë” të tyre, por edhe rrezik real nga ana tjetër pasi në momente të caktuara shpendët mund të hasin me rrymën elektrike.