Blue Ivy, vajza e Beyoncé dhe Jay-Z do të jetë pjesë e kastit të filmit “Mufasa: Mbreti Luan”. 12-vjeçarja do të luajë zërin e Kiarës, vajzës së Simbës dhe Nalës, ndërsa kjo e fundit i është caktuar Beyoncé.
Beyoncé e merr sërish këtë rol pas filmit të vitit 2019 që ktheu në “live-action” origjinalin e anumuar. Filmi i ri do të rrëfejë historinë e origjinës së Mufasës dhe fëmijërinë me vëllain e tij, Skarin. Njësoj si në filmin e 2019-ës, do të kombinohen teknikat e “live-action” me imazhet kompjuterike.
Regjisori Barry Jenkins tha se Blue Ivy u tregua “profesioniste”. “Të dyja e morën si performancë për të bërë më të mirën e tyre. Gjithsesi, nuk kishin pse të shtireshin shumë sepse në të vërtetë janë nënë e bijë”.
Në paraqitjen e shkurtër thuhet se Mufasa u lind “pa asnjë pikë aristokracie në gjak” por “do të ndryshonte jetët tona përgjithmonë”.
Ky do të jetë roli debutues në film për Blue Ivy, por ajo ka performuar si kërcimtare në turneun e së ëmës. Blue është vajza e madhe e çiftit të këngëtarëve. Ata kanë edhe binjakët Rumi dhe Sir, 6 vjeç.
“Mufasa: Mbreti Luan” do të dalë në muajin dhjetor.