Karnavalet e Nartës, tradita e trashëguar ndër breza, nisin të dielën e Pashkëve dhe vijojnë për tre ditë me radhë deri të martën në mbrëmje.
Është një festë tradicionale e fshatit Nartë, e trashëguar në breza. Festimeve i janë bashkuar edhe dhjetra banorë të Nartës të ardhur nga Greqia apo edhe vendet e BE-së për të festuar Pashkët, por edhe karnavalet tre ditore.
Gjithçka në qendër të fshatit ku të rinj e të reja vishen me kostumet tradicionale të zonës duke festuar e kërcyer. Vetë banorët shprehen se karnavalet janë një festë e vetë fshatit ndërsa duhet të vijohet e trashëgohet ndër breza.
Në festë nuk kanë munguar edhe të huaj italianë të cilët janë surprizuar nga festimet ndërsa i cilësojnë shumë të bukura dhe të veçanta.