Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshendetur miratimin e rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar në këtë organizatë.
“NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë për antarësim drejt NATO-s”- ka shkruar Osmani në X.