Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të votojë në Kuvend projekrezolutën anti-korrupsion të propozuar nga Partia Socialiste, e cila sipas tij është një komplot i pisët kundër SPAK.
Lulzim Basha:
Kjo qeveria ka 11 vite që qeveris ka rekordet më të larta në korrupsion. Qëndrimet e PD-së janë të qarta, në luftën kundër korrupsionit kemi hedhur votën pro. Por PD as nuk do të ngrejë kartonat, as nuk do të bëhet pjesë, e as nuk do të mbështesë, dhe do të denoncojë çdo përpjekje kundër SPAK, i vetmi institucion që do të kryesor që po arrin të godasë korrupsionin qeveritar. Ky është një akt elektoral në rastin më të mirë, apo një komplot i pisët kundër SPAK në rastin më të keq.