Moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkime në mënyrë të gabuar është kthyer në një problem shqetësues. Ky është problem që haset në 365 ditë të vitit, por në verë vërehet akoma dhe më shumë, kur shqiptarët jashtë vendit zgjedhin të kethehen në atdhe për pushime.
Parkimet e gabuara janë problem shqetësues dhe makth për këmbësorët, qytetarëve që levizin me biçikleta por edhe mjeteve të tjera. Në Tiranë problematikë janë rrugët Kavajës, “Muhamet Gjollesha”, “Hoxha Tasim”, “Xhanfize Keko”, “Bardhyl”, “Myslym Shyri”, rruga e “Dibrës” apo dhe në pikat ku në afërsi ka tregje të ndryshme tregtare.
Një tjetër problematik që shkaktohet nga ky lloj parkimi përveç krijimit të vështirësive në qarkullim është dhe bllokimi i segmenteve në raste emergjence për zjarrfikësen apo ambulancën. Në një intervistë për Fax News. me gazetaren Sedjana Huna, për këtë çështje ka folur Fatjon Softa, ekspert sigurie u shpreh se faji nuk është vetëm i qytetarit, por dhe infrastrukturës, ndërtimet pa kriter.
PËR MË TEPËR NGA INTERVISTA ME EKSPERTIN E SIGURISË, FATJON SOFTA, NDIQNI SPECIALEN NË YOU TUBE NË FAQEN ZYRTARE TË FAX NEWS: