Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit të Pirgosit në Peloponez, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga një shtetas grek doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe u përplas me një motoçikletë që drejtohej nga një shtetas shqiptar dhe një autoveturë që drejtohej prej një shtetase greke.
Në vazhdim automjeti që shkaktoi aksidentin hyri brenda një lokali duke plagosur një klient që ndodhej në lokal.
Drejtuesi i automjetit u ndalua dhe do të dërgohet në gjykatë me akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërsa tre të plagosurit u dërguan në spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.