Si pasojë e Anticiklonit Afrikan Shqipëria është përfshirë nga temperaturat e larta, që arrijnë deri në 41 gradë Celsius.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihen punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilët i ofrojnë shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve. Kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohje ndaj efektivëve të policisë.