03:02 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe çështja e abortit

20:24 | 21/06/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe çështja e abortit

Dy vite më parë, në qershorin e vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim që ngriti peshë politikën amerikane, duke anuluar vendimin e vitit 1973 të kësaj gjykate që legalizonte abortin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, analizon në materialin në vazhdim se si vendimi për abortin po ndikon tek fushata presidenciale në prag të zgjedhjeve të nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Më 24 qershor të vitit 2022, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara anuloi vendimin që legalizonte abortin, duke ua lënë në dorë shteteve të vendosnin vetë. Që atëherë, 21 shtete kanë miratuar ligje që kufizojnë abortin.

Gjatë një tubimi të kandidatit republikan Donald Trump, Zëri i Amerikës bisedoi me mbështetësen e tij, Tracey Russo.

“Jam pro jetës, por mendoj se njerëzit duhet të kenë të drejtë për abortin në fazat e hershme kjo dhe të bëhet në mënyrë të sigurte. Por kjo u takon shteteve”.

Një sondazh i ri nga organizata Gallup tregon se vendimi nuk u prit mirë nga shumë votues, shqetësim që mbetet edhe sot.

Zëri i Amerikës bisedoi me zonjën Lydia Saad, drejtoreshë e hulumtimeve sociale amerikane me organizatën Gallup.

“32 për qind e elektoratit thonë se do të votojnë vetëm për një kandidat që ka të njëjtat pikëpamje si ta për këtë çështje. Por kjo nuk ka ndryshuar mes republikanëve dhe të pavarurve, me shifrat mes 20-22 për qind. Mbështetja është shtuar mes demokratëve”.

“Kemi parë se e drejta për të vendosur dhe marijuana, janë të rëndësishme për votuesit e rinj. Kryesore për ta është e drejta për të vendosur vetë”.

Në muajin maj, shteti i Floridës miratoi një nga ligjet më kufizuese në vend, duke e bërë abortin të paligjshëm pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Presidenti Biden i quajti “kaos” ndryshimet e reja ligjore.

“Nuk duhet të ketë rëndësi se ku jetoni në Amerikë. Nuk ka të bëjë me të drejtat e shteteve. Bëhet fjalë për të drejtat e grave. Përgjegjësi kryesor për heqjen e kësaj lirie është Donald Trump-i!”

Por edhe pikëpamjet e Presidentit Biden për abortin janë të ndërlikuara si rezultat i besimit të tij katolik.

Javën e shkuar Presidenti Biden u takua me Papën në Vatikan. Kisha thotë se aborti është imoral, por katolikët janë të ndarë për këtë çështje.

“Për nga pikëpamja ligjore, tani aborti është aty ku të gjithë e donin”, thotë kandidati republikan për president, Donald Trump.

Ai merr meritat lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë që e shpalli abortin të jashtëligjshëm në nivel kombëtar.

“Për këtë çështje duhet të përdorni zemrën. Por mos harroni se duhet t’i fitoni zgjedhjet për të rivendosur kulturën tonë, faktikisht për ta shpëtuar vendin, i cili aktualisht dhe për fat të keq është një shtet në rënie”, tha zoti Trump.

Zonja Saad me organizatën Gallup thotë se do të jetë interesante të shihet nëse vendimi i Gjykatës së Lartë do të ndikojë në zgjedhjet e nëntorit apo thjesht do t’i motivojë njerëzit që të dalin dhe të votojnë. /VOA

Pas

Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali. Këngëtari: Nëse kërkoni ar dhe para, ne nuk jemi të pasur

Para

Temperaturat e larta, policët shpërndajnë ujë për qytetarët dhe turistët

Para
Temperaturat e larta, policët shpërndajnë ujë për qytetarët dhe turistët

Temperaturat e larta, policët shpërndajnë ujë për qytetarët dhe turistët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani sinjalizon se është i hapur për diplomaci mes tensioneve me Perëndimin

Inteligjenca Artificiale do të shkaktojë humbjen e 800 milionë vendeve të punës. Fuqia punëtore do të ndryshojë në mënyrë drastike në 5 vitet e ardhshme

Belgjika i kthen Egjiptit një sarkofag 2,000-vjeçar

Japonia dhe BE-ja synojnë të zhvillojnë një rrjet të gjerë satelitor që do të zvogëlojë varësinë nga SHBA-ja dhe SpaceX

Kryeredaktori i revistës që botoi karikaturat e profetëve arrestohet në Turqi

FOTOLAJM/ Aksioni për shembjen e ndërtimeve në Theth, pronarët dhe banorët kundërshtojnë prishjen e ndërtesës së fundit, bllokojnë fadromën

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor nëse SHBA kërkon ndërprerjen e pasurimit të uraniumit

“Ka mbetur dhe një ndërtesë pa shembur”, Rama: Thethi rikthehet në normalitet

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.