Një 66-vjeçar me inicialet M. H., ka pësuar arrest krdiak sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në Spille, shtetasi M. H., rreth 66 vjeç, banues në Lekaj, Kavajë,
dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.