21:55 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Kadastra nuk është pronë privat e qeverisë”, Grigels Muçollari: Qytetarët të bashkohen dhe të ngrenë zërin

12:27 | 26/06/2024
në Kryesore, Te Gjitha
0
“Kadastra nuk është pronë privat e qeverisë”, Grigels Muçollari: Qytetarët të bashkohen dhe të ngrenë zërin

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari përmes një reagimi në rrjetet sociale i ka bërë apel qytetarëve të bashkohen dhe ngrenë zërin, lidhur me pronat të cilat nuk janë të Ramës.

I vendosur pranë liqenit, zonës së parkut të madh, Muçollari shprehet se Zyrat e Kadastrës janë në planet e Ramës për t’ia dhënë miqve të tij. Këto janë pronat e qytetarëve dhe jo pronat private të Ramës, u shpreh Muçollari.

Postimi i plotë:

Jemi këtu shumë pranë liqenit, zonës së parkut të madh, ku janë dhe trojet e apartamentet më të shtrenjta në vend. Kjo godina këtu, ku janë zyrat e Kadastrës, është në planet e Edi Ramës për t’ia thënë një klienti të tij, një miku.

Do të shembet;

Kadastra meriton të shembet për arsye të tjera, për shkak se është një prej institucioneve më të korruptuara në vend, dhe ku njerëzit nuk gjejnë zgjidhje.

Por, do të shembet për një tjetër arsye korruptive. Sepse dikush, një fitues i paracaktuar, i ka vënë syrin këtij ambienti për të bërë një grataçelë.

Qytetarët nuk do të përfitojnë asgjë nga ky projekt, pasi çmimi i apartamenteve këtu do të jetë shumë i lartë, i paprekshëm nga njerëzit e zakonshëm.

Është thjesht një tjetër mundësi që dikush të pasurohet, dhe një shumë e madhe e parave të pista të pastrohen.

Edi Rama nuk është pronar i kësaj godine. Këto janë objekte shtetërore, publike, dhe janë pasuri e të gjithë atyre që kanë punuar e kanë kontribuar prej vitesh në këtë vend.

Qytetarët nuk mund të lejojnë që kryeministri të sillet si monark a feudal.

Duhet transparencë, duhet llogaridhënie. Njerëzit duhet të jenë pjesë e këtij procesi, të thonë fjalën e tyre, të shohin kostot dhe përfitimet. Pasi çdo gjë në këtë plan është e qytetarëve, dhe çdo gjë do të bëhet me taksat e tyre.

Sjellja e Edi Ramës si pronar, dhe një aferë e tij e re me klientelën e preferuar, duhet ndalur.

Qytetaret kane pushtetin e vërtetë dhe te drejtën e tyre të patjetërsueshme. Po të bashkohemi e të ngremë zërin mund ta ndalim qeverisjen e keqe, mund ta ndalim  korrupsionin. Të bëhemi bashke te premten  para bashkisë se Tiranes, te bëhemi bashke nga çdo cep i Shqipërisë me 11 korrik ora 20:00 në Bulevard.

Etiketa: Grigels Muçollarikadastra
Pas

Mungesa e kreut të SHISH në mbledhjen e TIMS, Qefalia i kthehet Salianjit: Tjetër qëndrim kur jeni pa mediat. Demokrati: S’është me qejf!

Para

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Para
Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 37-vjeçari në Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.