Dënohen me burg katër shqiptarë në Angli. Mësohet se Mikel Hasani 28 vjeç, Martin Kurti 27 vjeç, Ardit Lataj 30 vjeç dhe Arlind Neza 32 vjeç, u kapën një një banesë ku kishin kultivuar 944 bimë kanabisi.
Bëhet me dije se vlera e kanabisit të kultivuar kapte shifrën e 330 mijë paundëve. Katër shqiptarët u arrestuan më 8 mars të këtij viti, dhe droga e gjetur u sekuestrua e më pas u asgjësua.
Të arrestuarit dolën para Gjykatës së Stafford Crown të hënën, më 8 korrik, ku Hasani u dënua me dy vjet e tre muaj burg, Kurti, Lataj dhe Neza të gjithë pa adresë fikse, u dënuan me dy vjet burg.